Amos Oz SB0045
Libër i ri
Rrëfim për dashurinë dhe errësirën është një libër tragjik, komik dhe pafundësisht transparent, një libër i shitur bujshëm dhe i lexuar me etje nga miliona lexues në të gjithë botën. Është autoportreti magjik i një shkrimtari që jeta e shtyu të ishte dëshmitar i lindjes së një atdheu që ende jeton përmes historisë së tij të turbullt.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Skanderbeg Books | |
| ISBN | 978-99943-51-41-1 | |
Rrëfim për dashurinë dhe errësirën është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë, i mbytur përreth tij nga librat në gati dymbëdhjetë gjuhë dhe moria e po aq gjuhëve të folura nga njerëzit përreth tij, gjyshërit, prindërit dhe të afërmit. Është historia e një adoleshenti, jeta e të cilit ndryshoi pas vetëvrasjes së të ëmës kur ai ishte një fëmijë dymbëdhjetëvjeçar. Është historia e një burri, i cili jetoi mes kundërshtive të familjes dhe pirgut të ëndrrave të tij, mes shkollarëve dhe pasunarëve të rrënuar, një burri të rritur në kibic, i cili ndërron mbiemrin, e një burri që adhuron familjen, për të pohuar një aksiomë se "familja është institucioni më i mistershëm dhe më tërheqës në botë." Është historia e një shkrimtari që bëhet pjesëtar aktiv në jetën politike të atdheut të tij e që ndalet të rrëfejë këtë histori tronditëse. Dashuria dhe Errësira janë dy burime të fuqishme energjie që përshkojnë këtë rrëfim të jashtëzakonshëm. Amos Oz merr një rrugëtim letrar nëpër fëmijëri dhe adoleshencën e tij, përmes rrugëve të Jeruzalemit fatal, nëpër martesën e ferrit mes dy njerëzve krejt të ndryshëm, një babai nervoz dhe të arsyeshëm dhe një nëne romantike dhe ëndërrimtare. Gjahu mes këtyre dy botëve të ndryshme, është një djalë i vogël që do ta mbajë gjatë peshën e moshës në shpinë. Në rrëfimin e Oz parakalon jeta e një shekulli të tërë të familjes së tij, saga e dashuri-urrejtjes me Evropën, cinizmi i dashuri-urrejtjes me arabët.
| Faqe | 655 |
| ISBN | 978-99943-51-41-1 |
| Viti i Botimit | 2009 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Etleva Pushi & Sokol Bega |
Përmes kësaj historie në roman, Oz arrin mjeshtërish të japë kuptimin e artit të të shkruarit, marrëdhëniet e jetës me letërsisë, të jetës me vdekjen, por edhe natyrën dhe kuptimin e famës së autorit në letërsi
Besnik i lojës së tij psikologjike, i vizatimit të karaktereve, i përshkrimit në detaje të jetës dhe natyrës, të veshura të gjitha me sfondin historik të kohës në të cilën jeton, Amos Oz, një ndër autorët më të dashur edhe për lexuesin shqiptar, na shpie edhe një herë në shtegtime fantastike e mahnitëse.
Si sfond në këtë roman psikologjik, merr pjesë edhe qyteti i dashur i Hana-s, Jeruzalemi ku ndërthuren ngjyrat e luftës, qyteti që duket sikur merr pak pjesë në jetën e saj, por e sundon atë dhe fatin e saj, ftohtë nga larg.
Ky është një libër plot me aluzion dhe eko, që vjen nga e shkuara, që vjen nga letërsia, nga jeta e ish-gruas së Joelit. Është një roman i jashtëzakonshëm, dhe nga njëra anë, shenjë e fuqisë së fiksionit për të shtyrë kufijtë e së shprehurës dhe, nga ana tjetër, një imazh i përpiktë personazhesh të veçantë të prirur drejt urtësisë. Daily Telegraph
Ky është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur