Amos Oz

Amos Oz është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të ditëve tona në Izrael, autor i 40 librave dhe i përkthyer në 45 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.

Amos Oz ka lindur më 4 maj 1939 në Jeruzalem dhe është diplomuar në vitin 1965 në Universitetin Hebrew të Jeruzalemit për filozofi dhe letërsi hebreje. Më pas e nisi punën si mësues i filozofisë dhe letërsisë. Jetën e tij ia kushtoi letërsisë dhe gazetarisë.


Amos Oz ka shkruar mbi 40 libra, ku 14 janë romane, 5 tregime, dy libra për fëmijë dhe 12 libra me ese dhe artikuj të ndryshëm. Ai është i përkthyer në rreth 45 gjuhë, përfshirë edhe esperanto.


Oz është fitues i disa çmimeve letrare si Bialik Prize, Izrael prize, Ovid Prize, Goethe Prize, Prince of Asturias, Heinrich Heine Prize, si dhe Doktor Nderi në universitetet e Lodz, dhe Trinity College në Dublin. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Oz është një nga avokatët e zgjidhjes paqësore të konfliktit izraelito-palestinez.


Lexuesi shqiptar e njeh shumë mirë përmes veprave të tij të përkthyera në gjuhën shqipe: Jetë fshati, Majkëlli im, Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Të njohës një grua dhe “Jeta rimon me vdekjen”.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok
    I ri

    Ky është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur

    1 300 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër