Te porta e Shën Pjetri Shiko më të madhe

Te porta e Shen Pjetrit

Fatos Kongoli TO0248

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve.

Më shumë detaje

503 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze, etj., ky roman i ri i Fatos Kongolit zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habisin askënd.

Pas pesë romaneve të ciklit "Burgjet e kujtesës" (I humburi, Kufoma, Dragoi i Fildishtë, ëndrra e Damokleut dhe Lëkura e Qenit), që e futën autorin në klubin e elitës së veprave shqipe, Kongoli befason përsëri me këtë libër të jashtëzakonshëm. është një roman që mungonte. Lexuesit do të gjejnë shumëçka në faqet e këtij libri tronditës, ngjizur me dhimbje dhe keqardhje për degradimin e pabesueshëm të një shoqërie, që përpiqet dëshpërueshëm të çlirohet nga demonët e saj. Por, a do të arrijë të çlirohet?...

Pjesë nga libri:

U ula pranë tij. Ai më pyeti nëse dëshiroja të pija pak uiski me të dhe unë iu përgjigja jo, nuk i përdorja pijet alkoolike. Bosi nuk më detyroi të pija. Në vend të kësaj më kërkoi të ngrihesha në këmbë, të qëndroja përpara tij, dhe unë u ngrita, qëndrova në këmbë përpara tij. Ai më kërkoi të zhvishesha dhe unë zura të zhvishesha duke i hedhur rrobat te këmbët e mia, derisa mbeta lakuriq.

Ai e mbushi edhe një herë gotën e uiskit dhe zuri të më vështronte në heshtje. Pinte uiski dhe vetëm më vështronte. Pastaj mbërriti çasti i tmerrshëm kur më kërkoi të ulesha në prehrin e tij, siç më kishte kërkuar dikur im atë. U ula. Ai më mori erë gjatë, të thuash se nuk gjente të ngopur me aromën e trupit tim. Zhyti fytyrën te gjinjët, më thithi themkat, filloi të më puthte, të më kafshonte, të më shtrëngonte fort. Një shkëndijë që më xixëlliu në errësirën e trurit për t'iu shkëputur, u shua. Nuk munda të bëja gjë tjetër veç të mbyllja sytë, të zhytesha thellë në terrin tim e ta lëshoja veten në duart e tij, duke pritur çastin e zhvirgjërimit.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe264
Titulli origjinalToena
V. Bot2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri