I ri Lamtumire Arme Shiko më të madhe

Lamtumire Arme

Ernest Hemingway PE0048

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një ndër romanet amerikane më të mira, nga një prej autorëve më ndikues të shekullit të kaluar.
Një i ri amerikan, vullnetar në ambulancat e ushtrisë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, e jeton luftën si një punë të përditshme, derisa një predhë ia përmbys jetën.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928868114

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

 Në spital e pret një infermiere angleze, që mban ende brenda plagën e një dashurie të humbur. Ajo që nis si lojë, bëhet strehë, pastaj besim, e më në fund i vetmi atdhe që u mbetet.

Ndërsa fronti shembet dhe fjalët e mëdha – lavdi, nder, sakrificë – tingëllojnë të zbrazëta, dy të dashuruarit shkëpusin një paqe vetëm për vete. Por a mund t’i shpëtojë njeriu vërtet luftës? Dhe çfarë i mbetet atij që guxon ta dojë jetën, në një botë që duket se ndëshkon pikërisht më të mirët, më të butët dhe më trimat?

Me një prozë të zhveshur, ku çdo fjalë peshon dhe heshtjet thonë më shumë se rrëfimi, ky roman, i frymëzuar nga përvoja e vetë autorit në frontin italian, mbetet një nga rrëfimet më të fuqishme të shekullit XX për dashurinë dhe luftën.


Kur njerëzit e përballojnë botën me kaq guxim, bota duhet t’i vrasë për t’i thyer, dhe natyrisht që i vret. Bota i thyen të gjithë dhe më pas shumë njerëz vendin e thyer e kanë më të fortë. Por ata që nuk duan të thyhen, bota i vret. I vret shumë të mirët, shumë të butët dhe shumë trimat. Në mos qofsh një ndër ta, ajo do të të vrasë edhe ty, por nuk e ka me ndonjë ngut të madh.


“Do të kalonin disa vite para se ai të gjente forcën për të dhënë një rrëfim artistikisht të plotë të mbresave të tij, dhembshëm të turbullta, nga fronti i Piaves më 1918: rezultati qe romani ‘Lamtumirë armë’, më 1929, falë të cilit emri i tij mori famë ndërkombëtare [...].

Rëndësia e Heminguejit si një nga farkëtarët e mëdhenj të stilit të kësaj epoke, duket qartë në artin rrëfimtar amerikan dhe evropian të njëzet e pesë viteve të fundit, sidomos në dialogun e gjallë dhe në shkëmbimin e shpejtë të replikave, ku ai ka vendosur një standard aq të lehtë për t’u imituar, sa të vështirë për t’u arritur [...].

Një nga autorët e mëdhenj të kohës sonë, një nga ata që, me ndershmëri e pa u trembur, riprodhon tiparet e vërteta të fytyrës së ashpër të epokës.”

Akademia Suedeze, fjalimi në ceremoninë e Çmimit Nobel, 1954

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe384
ISBN9789928868114
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiVedat Kokona