I ri Nje feste e levizshme Shiko më të madhe

Nje feste e levizshme

Ernest Hemingway PE0046

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një shkrimtar i ri, pa para e pa emër, ulet çdo mëngjes në një kafene modeste parisiane, i armatosur vetëm me një bllok shënimesh, një laps dhe urinë e vet. Jashtë, shiu zbret mbi çati dhe i ftohti fishkullon qytetin e vjetër; brenda, ai përpiqet të rrokë qoftë edhe një fjali të vetme të vërtetë – e prej saj, të zbulojë gjithë të tjerat.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928868138

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Këto faqe rrëfejnë kohën kur për Heminguejin gjithçka hidhte shtat: jeta bashkëshortore, miqësitë me ata që do të gjendeshin si emra të mëdhenj, zënkat, xhelozia, agimet e qashtra të punës dhe mbrëmjet e përgjumura me verë të lirë.

Por çfarë mbetet nga një qytet, kur ti vetë nuk je më ai i dikurshmi? A mund ta ruajmë lumturinë siç ruhet një vend në kujtesë? Ky libër përgjigjet me një të vërtetë që nuk vjetrohet: koha që të ka brumosur, të shoqëron kudo.


“Të kam parë, o bukuri, dhe tani ti më përket mua, kudo që të jesh duke pritur, edhe nëse nuk do të të shoh më kurrë. […] Ti je imja tashmë, dhe po ashtu i gjithë Parisi është imi, ndërsa unë vetë i përkas këtij blloku shënimesh e këtij lapsi!”

Italo Calvino

“Qe një kohë kur, për mua – dhe për shumë të tjerë, bashkëmoshatarë të mi ose pak a shumë të asaj moshe – Hemingueji ishte zot.”

Gabriel Garcia Markes

“Folkneri është shkrimtari që preku më shumë shpirtin tim, por Hemingueji është ai që la gjurmët më të thella në zanatin tim.”

The New York Times

“Shkruar me atë lirizëm të përmbajtur, të cilin ai e zotëronte si askush tjetër, këto faqe të zgjojnë mrekullisht kujtimet.”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe324
ISBN9789928868138
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiEdvin Shvarc