I ri Dyqani i helmeve Shiko më të madhe

Dyqani i helmeve

Stefan Çapaliku A-007579

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Stefan Çapaliku ndërthur historinë intime të një rikthimi në shtëpinë atërore me aventurën absurde të një foshnjeje që trazon një qytet të tërë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fishta
ISBN9789928857569

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në romanin “Dyqani i helmeve”, Stefan Çapaliku ndërthur historinë intime të një rikthimi në shtëpinë atërore me aventurën absurde të një foshnjeje që trazon një qytet të tërë. Mes farërave që premtojnë jetë dhe helmeve që sjellin vdekjen, mes kujtesës familjare dhe marrëzisë kolektive, realiteti zbulohet në gjithë paradokset e tij.
Me humorin e mprehtë, groteskun dhe fantazinë, autori krijon një botë ku policia kërkon të pamundurën, publiku e shndërron misterin në spektakël dhe një krijesë pa emër e sfidon rendin e vendosur.
Një roman për shoqërinë që kërkon të kontrollojë gjithçka dhe për jetën që, pavarësisht gjithçkaje, këmbëngul të mbetet e lirë. Një engjëll kryeneç që nuk pranon të qëndrojë aty ku e kanë vendosur të tjerët.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe128
ISBN9789928857569
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip