I ri Nentore te portokallte Shiko më të madhe

Nentore te portokallte

Toni Agolli A-004407

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277312

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Toni Agolli me mjeshtëri ka dhënë realitetin e ashpër shqiptar në shumanshmërinë e tij, saqë aty-këtu të çudit që një roman jo me shumë faqe të rroki kaq hapësira dhe lëndë të pasur jetësore, mbase nganjëherë edhe bruto, thjesht evidencim pa ndier fort nevojën për të fantazuar; ka dhënë ëndrrat e shuara të brezave në Shqipëri, jo vetëm të njëzetvjeçarëve të fokusuar në fillim e në vijim rritën e tyre, por të mbarë popullit të mishëruara në karakteret aq të dashura, bie fjala, të Profesorit, të “katër vëllezërve”, si prezantohen dhe i njohin ngado si të tillë: Tomi, Vini, Flori, Niku dhe më pas Arjani, etj. Megjithëse ka zgjedhur, - jo pa sukses, - procedimin narrativ përmes ditarit, romani ka një strukturë kompozicionale solide e të mençur, ka rrjedhshmëri që të rrëmben në vorbullën e ngjarjeve me intensitet të tillë që e “braktis” ditarin; ka një tension të brendshëm antirutinor shpeshherë të hovshëm, që e mban të ndezur gjithnjë kureshtjen e lexuesit; ka tipa dhe karaktere të realizuara me tiparet e tyre individuale të dallueshme çka përbën ndër tiparet dalluese të talentit të Toni Agollit. Romani ka një stil të rrjedhshëm e dinamik e mjaft të larmishëm në rrëfim; ka një humor të këndshëm e funksional

Kujtim Dashi

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe336
ISBN9789928277312
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori