Himni i Flamurit Shiko më të madhe

Himni i Flamurit

Aristotel Mici BD0339

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një trajtesë sesi u krijua himni kombëtar i Shqipërisë.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302994

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fjala himn vjen nga lashtesia e antikitetit grek dhe ka te beje me nje lloj te poezise se kenduar, pra te poezise melike. Kjo lloj poezije shkruhej e kendohej per glorifikimin e nje perendije, te nje personaliteti, a po te nje ngarjeje te madherishme, qe me kalimin e kohes kthehej ne simbol. Pak a shume kete kuptim e perdorim kane poezite himne edhe sot. Edhe himni I Flamurit tone Kombetar kete qellim ka pasur dhe ka: te hymnizoje Flamurin, simbolin e unitetit kombetar nder shekuj. Qe nje lumturi dhe nje gezim mbarekombetar, qe ngritja e Flamurit tone kombetar, me 28 Nentor 1912, u shoqerua me hymnin e tij. Po, ku e gjeten dhe si e gjeten perfaqesuesit e gjithe trevave te Shqiperise kete Hymn per ta shoqeruar ngritjen e Flamurit Kombetar? Pergjigjen me te mire per kete pyetje dhe mendimin me te plote e te sakte per zanafillen e Himnit te Flamurit e ka dhene Doktor Lasgush Poradeci, liriku i madh i poezise shqiptare, Princi i pozise si e quanin shume bashkekohes. Ashtu sic deshmon ky personalitet ne studimin e tij monografik, Himni i Flamurit dhe Gjeneza e Tij, dalja e ketij Himni eshte e lidhur ngushte me krijimin e grupit te kengetareve shqiptare te mergimit ne Bukuresht. Prej gjirit te ketij grupi mori lindjen Himni Kombetar i shqiptareve, me fjalet e te cilit ne goje luftonin cetat kryengritese dhe vdisnin deshmoret e Lirise. Ai u shenjterua kesisoj jo vetem si Kenga e luftetareve, po u be edhe himni I gjithe Shqiperise, himni I shtetit shqiptar te ngritur me therorira qindvjecare. Edhe tashti ai eshte si ne diten me te pare te lindjes se tij lartesonjese, i mbushur me hijen e rende te burrerise, te betimit dhe te beses se dhene shqiptare- Me poshte poeti pyet dhe pergjigjet vete: - Si doli kjo kenge e kombit kaq e perhapur dhe kaq e pelqyer?- Doli, ashtu vetiu- pergjigjet ai,- aq spontane eshte gjeneza e saj, sa i natyrshem dhe krejt i vetekuptimshem ishte malli per atdhe, qe beri te mundur krijimin e korit, qe u themelua ne Bukursht nga fundi i vitit 1907 (L.Poradeci-Vepra Letrare, f.357, Tirane,1990) Ne nje nga ditet pas themelimit te Korit te Kolonise Shqiptare te Bukureshtit u paraqit midis kengetareve Asdreni, i cili kishte sjelle me vete poezine per himnin me titull: Rreth Flamurit te Perbashkuar. Nuk pershkruhet dot hovi i zjarrshem i zemrave, me te cilat u prit ky lajm i bukur. Ishte pranvera e vitit 1908. Ne kete kohe ne gjirin e Kolonise se Bukureshtit ndodhej edhe poeti shkodran Hile Mosi, i cili u ngarkua nga kolonia per ta shpene Himnin ne Shqiperi. Dergimi i Himnit ne Atdhe me ane te Hile Mosit qe nje ngjarje fatmire per ceshtjen kombetare, pasi ai kish talent muzikor dhe aftesine per te fituar simpathine e njerzeve qe do ta perhapnin. Dhe fjalet e Himnit Hile Mosi i pelqente teresisht, shkruan Lasgushi: Asdreni atyre u ka dhene mjafte shkendija nga shpirti kryengrites - thoshte ai. Keshtu Himni, duke filluar nga Korca, u perhap ne te gjithe Shqiperine. (L.Poradeci-Vepra Letrare,f.370) Dhe tani, mbas njeqind vjetesh, ne behemi kurioze te dime se si kjo kenge u shpernda ne gjithe Atdheun, ne nje kohe kur nuk kish radio, television dhe mjete te shpejta komunikimi, kur shkollat numeroheshin me gishtat e dores. Po edhe kete deshire na e sqaron Lasgushi i Madh, po aty, kur shkruan: Dhe ne se Himni u perhap ne te gjithe Shqiperine, duke zoteruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti te pelqyer; vete e deshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajten dhe frymen, vete populli e shenjteroi....Ashtu u be Shqiperia me Himnin e saj Kombetar..

Të dhëna

Faqe76
ISBN9789994302994
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë