I ri Shqiperia e vertete – Nena Kosove ( 1938 – 1943 Shiko më të madhe

Shqiperia e vertete – Nena Kosove ( 1938 – 1943

Vafsi Samim Visoka MAS0099

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër përmban një varg shkrimesh me natyrë patriotike nga dr. Vasfi Samim Visoka, një prej zërave intelektual të viteve ‘30 – ‘40.    

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928397041

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Lloji i veprës është i vështirë për t’u perkufizuar në aspektin zhanror, por mund të thuhet se kemi të bëjmë me një vepër letrare që përfshin memuaristiken dhe udhëpërshkrimin, e mbarsur gjithashtu me elemente eseistike të natyrës shoqërore e politike.

Përsiatjet e autorit mbi Kosovën si “gjysma e trupit të atdheut” dhe mbi çështjen kombëtare shqiptare janë frymëzuar nga udhëtimet e tij në Kosovë dhe janë shkruar gjatë periudhës kohore 1939 – 1943.

Vepra përfshin shumë aspekte të jetës shoqërore në Kosovë por qëllimi kryesor i saj është rritja e ndërgjegjësimit kombëtar për çështjen e Kosovës, duke synuar një vëllazërim të paqtë dhe jo duke shpalosur një manifest politik me prapavijë ideologjike.

“Përpara tre muajvet, kur mblodha këto përshkrime të ndryshme, për t’i botuar në formën e një libri, me kujdes i kënduam dhe një herë. Në asnjë vend, n’asnjë rrjesht dhe n’asnjë frazë nuk kundruam ato termat e porositura, frazat bombastike dhe fjalët që ishin bërë zakon të përsëriteshin në çdo botim e çdo manifestim. N’asnjë vend të këtyre shkrimeve lexuesat t’onë të ndershëm nuk do të gjejnë: Perandorinë Romake, suazën, fashizmin, këmisha të zeza, boshti çelnik, bashkimi i përjetshëm etj. etj.”

Të dhëna

Faqe168
ISBN9789928397041
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë