Afshi i gjakut Shiko më të madhe

Afshi i gjakut

Irene Nemirovsky BDI0268

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

E vendosur në të njëjtin fshat ku Irène Némirovsky do të shkruante romanin Suitë franceze, por e nisur që në vitin 1937, kjo dramë familjare e shkruar si një hetim policor tregon shtrëngatën e rrahjeve të zemrës së mbyllur në vetvete, në një shoqëri tepër të lëmuar në sipërfaqe.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103925 

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.

Para tij, Fransuai dhe Helena tregojnë takimin e tyre të parë dhe të shkurtër, martesën e Helenës me një pronar plak dhe të pasur, vejaninë e saj, pritjen dhe ritakimin e tyre. Kur vajza e tyre Koletë martohet me Zhan Dorënin, duket sikur është skicuar rruga e një lumturie të qetë. Por, disa muaj më vonë, ndodh drama.

Mbytja në lumë e Zhanit do të shkatërrojë qetësinë e rreme të atij mjedisi provincial. Njëra pas tjetrës, sekretet e rënda që bashkojnë, kundër dëshirës së tyre, protagonistët e kësaj intrige do të shfaqen befas në tregimin e Silvios, deri në zbulimin e fundit dhe turbullues...

Të dhëna

Faqe148
ISBN9789928103925 
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë