I ri I pa(n)djeshmi Shiko më të madhe

I pa(n)djeshmi

Geverina Muzhaqi BD0139

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani është një lloj skaneri letrar i njeriut të pandjeshëm dhe pa të djeshme. Ky është Doni, personazhi qendror i librit, një drejtues i ri i suksesshëm në një televizion kombëtar, i pashëm, shijues i jetës së bukur, narcizist, vanitoz, i përciptë,   donzhuan i shfrenuar në lidhje sipërfaqësore, një i varur nga dy tabutë e kohës: seksi dhe paraja

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304752

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Doni është një djalë i pashëm e i suksesshëm, që nuk ka frikë të kërkojë dhe ta marrë atë që dëshiron. Në një shoqëri të bazuar te materialja e që i largohet sa më shumë shpirtërores, ai gjen të vetmen aleate: pasqyrën.

Ashtu sikurse Narcisi e sheh veten të pasqyruar në një pellg me ujë dhe vetadhurohet, por edhe vetëshkatërrohet ngase nuk mund ta përvetësojë imazhin që i përshfaqet aq pranë syve të tij, po ashtu edhe Doni vuan, por jo më për adhurimin që ka për veten, po për të vetmen femër që nuk mund të bëhet e tija. Dhe pikërisht mbi këtë dashuri të parealizuar ngre themelet ky rrëfim.

Është historia e njeriut modern – i vetmuar, bosh, kallp – e cila rrëfehet nga këndvështrimi që personazhi ka për veten nga njëra anë dhe nga këndvështrimi i rrëfyesit nga ana tjetër.

“I pa(n)djeshmi” është vazhdimi i romanit të parë të autores, me titull “Stina e pestë”, ndonëse mund të lexohet fare mirë edhe si një vepër më vete.

A mund të dashurojë dikush që i përdor njerëzit për t’ua thithur energjitë? A mund ta kuptosh dhimbjen e tjetrit nëse e përdor atë në shërbimin tënd? A është vetmia çelësi i ndryshimit të një njeriu të dashuruar vetëm pas vetvetes? Apo, në të kundërt, është ideja e së ndaluarës, e së pakapshmes, së paarritshmes, që na bën ta kërkojmë më tepër?

 

Të dhëna

Faqe176
ISBN9789994304752
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik