Stina e pestë Shiko më të madhe

Stina e peste

Geverina Muzhaqi BD0119

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304097

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Ka një "Stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku buthton shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm. Është stina e dhimbjes, por dhe rruga e mundimshme në kërkim të vetvetes. Është guximi për t’ia nisur sërish nga fillimi. Është forca për t'u ringritur.

Një libër që, pa frikë, mund të zgjidhet ndër librat që meritojnë të lexohen patjetër, madje edhe duke lënë mënjanë “punë të rëndësishme”.

Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur. Vërtet është romani i parë i Geverinës, por është një debutim dinjitoz e me shumë përgjegjësi krijuese.

Të dhëna

Faqe337
ISBN9789994304097
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion