Ne bese te tatuazhit tend Shiko më të madhe

Ne bese te tatuazhit tend

Andreas Dushi A-008885

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Andreas Dushi vjen me nje roman te ri para lexuesit shqiptar

Nëse një njeri gjen arsyet, por jo forcën, për të vrarë veten ndërkohë që e shkuara e familjes e përndjek fshehurazi, tek kalon si gjarpër sa nga njëra brezni tek tjetra; nëse ti je i vetëdijshëm për probleme të shëndetit mendor, por s’i pranon as me veten pasi ke frikë; nëse ëndrra për të qenë më i ri shndërrohet në makth mos do të kthehem në dikë që nuk ka lindur asnjëherë; nëse mungon guximi për të qenë i vërtetë dhe vendin ia zë e vërteta se është aq frikacak sa mos ta lejojë veten të njohë e të njihet; nëse ndien se nuk do të ndiesh, por s’e shmang dot domosdoshmërinë për t’u ndier gjallë...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354969

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Andreas Dushi vjen me nje roman te ri para lexuesit shqiptar

Nëse një njeri gjen arsyet, por jo forcën, për të vrarë veten ndërkohë që e shkuara e familjes e përndjek fshehurazi, tek kalon si gjarpër sa nga njëra brezni tek tjetra; nëse ti je i vetëdijshëm për probleme të shëndetit mendor, por s’i pranon as me veten pasi ke frikë; nëse ëndrra për të qenë më i ri shndërrohet në makth mos do të kthehem në dikë që nuk ka lindur asnjëherë; nëse mungon guximi për të qenë i vërtetë dhe vendin ia zë e vërteta se është aq frikacak sa mos ta lejojë veten të njohë e të njihet; nëse ndien se nuk do të ndiesh, por s’e shmang dot domosdoshmërinë për t’u ndier gjallë... Nëse jam mes gjithë këtyre dilemave, çfarë mund të bëj përveçse t’i dorëzohem fatit si diçka që s’e shmang dot dhe të shkuarën të mëtoj ta transformoj në të tashme, ndërsa të tashmen në një të ardhme që kurrë s’do ta arrij? E gjitha kjo më bën të kuptoj se, sikurse personazhi...

 

...përgjithnjë do të jem në raftin e një librarie, fletore në pritje jo të lexuesve, por të shkrimtarit që do të më marrë për të shkruar mbi mua kryeveprën e tij.

 

“Ka aq shumë thurje, ndërthurje, mbi-dhe-nënthurje brenda thurimës së tekstit, mes reales, absurdes, imagjinatës vullkanike, onirikes, surreales dhe hiperreales, në një sfond filozofie marramendëse sa duhet se s’bën një lexim i dytë përpos atij përpirës për të shijuar çdo detaj”.

Mira Meksi

 

Një roman dashurie me frymë të re, me forcën dhe bukurinë që të jep dashuria, plot me ndjesi si tatuazhe në ajër, lëvizje dhe urbanistikë, ngjarje që përziehen me legjendën e modernizuar, copëzime në kohë dhe në personazhe të saj pa emra, që mund të emërohen gjatë leximit që të rrëmben, magjik dhe superrealist ndërkohë, ku detaji duket sa eksperimental, po aq dhe përsiatje psikologjike, me sinqeritet deri në guxim artistik, një prurje pasuruese e letrave shqipe sot.

Visar Zhiti


Tekst që, bashkë me disa të tjerë viteve të fundit, dëshmon për një frymë dhe ndjeshmëri të re në letrat shqipe. Në këtë roman janë gërshetuar befasishëm dhe bukur elementë biografikë me ato të trilluar, duke krijuar qëllimshëm një “mjegull kuptimore”, ku lexuesi ndihet i provokuar.

Ridvan Dibra



“Imagjinata e bujshme, e tejdukshme, e Andreas Dushit krijon atmosferë në harmoni me përbërësit e tjerë të diskursit. Ai ka një gjuhë plot gjallëri, kolorit dhe formim kulturor e letrar”.

Ali Aliu, kritik letrar,

Maqedonia e Veriut


“E shkruara për Andreas Dushin është një kanal komunikimi që të lejon ta arrish dhe ta kontaktosh të shkuarën vazhdimisht”.

Giuliana Schiavone, historiane arti,

Itali

Të dhëna

ISBN9789928354969
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë