Kur vdekja të na bashkojë Shiko më të madhe

Kur vdekja te na bashkoje

Andreas Dushi ADU0001

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fishta
ISBN9789928222275

350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vlerësim për novelën nga Ledia Dushi*

Gjaja e parë që ke ba dhe që e ban të vlefshme novelën ashtë se fantazia jote si autor ashtë një shpirt i kthyem në objekt dhe vjen si një mesazh për dashuninë. Në novelën tande dashunia nuk e ban jetën të mundun, por shërben si nxitëse e madhe e saj.

Dashunia vjen tue luejt. Na përkëdhel me ambëlsinë e saj dhe hyn ngadalë, butësisht në forcën e saj. Në te ndigjohet krisma e akullit që thehet në pranverë tue lëshue nji buçimë të fortë e tue lirue pranverën nga prangat e tij. Kjo gja ban ta dallojmë vetminë nga të kenunit vetëm. E vërteta merr kuptimin e kjartësisë e kështu fillon e përvijon konturet e përjetësisë.

Libri na e sjell krejt afër atë që ndihmon për çlirimin e njeriut. Disa mendojnë se çlirimi mbështetet te dëshira apo tanësia njerzore. Në fakt çlirimin e njeriut e sjell imagjinata e pastër.

Dy të rinj duen me u çlirue nga vetvetja dhe këtë gja e ban vetëm fantazia e cila kthehet në imagjinatë. Në fund të fundit, leximi ashtë një andërr e lire. Nuk ashtë vegël apo mjet me shkue drejt një qëllimi. Kanti thotë: “Ashtë një qëllim i paqëllimtë”. Disa të rinj kur shkruejn ndonjë libër thonë: “Libri im i shërben lirisë”. Në fakt krijimi e kërkon lirinë. Kur shkruejm, ne nuk e krijojmë shkrimtarin. Ai ashtë mbrenda nesh e ne thjesht tentojmë ta zbulojmë. E ke mbërrit këtë gja, i ke krijue lexuesit besim se ato çfarë janë shkrue janë vërtetë emocionet e shkrimtarit.

Në fund të fundit libri ashtë njëlloj miqësie me njerzit. Monologu dhe dialogu e trupëzojnë novelën. Ata janë të kombinueme krejt mirë. I shërbejnë krejt mirë njeni-tjetrit. Lexuesi ndjehet mirë në të dy rastet.

Shkrimtari që nga koha antike ka nëpër duer një arsenal skemash, strukturash, imazhesh, figurash letrare, etj.. Aftësia e tij ashtë që kur shkruen t’i bajë të ngjajnë si të reja. Vegimi i së vërtetës ashtë tjetër gja nga imitimi i saj. Këtë gja e ban krejt mirë fantazia. Ne nuk e shikojmë erën, por e ndjejmë atë se ndjekim lëvizjen e gjetheve.

Nuk e mendoj shfaqjen e artit si diçka të gjykueshme. Për mue ai do t’i qëndrojë kohës nëse na vjen si një e vërtetë e natyrshme dhe jo si zbulim me mendje të ftoftë.

Me këtë logjikë e vlerësoj librin tand të parë në prozë.

*Ledia Dushi është poete, përkthyese, pedagoge dhe kritike. Është fituese e disa çmimeve letrare brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe “Pena e Argjendtë”.

                                  

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe70
ISBN9789928222275
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat11.5 x 17