Poezitë shndërrohen në domethënie të madhe për kohën dhe realitetin që jetojmë
Mendoj se vëllimi poetik i Odise Plakut është mjaft i realizuar dhe me një botë të pasur shpirtërore dhe lirike. Poezia synon mjaft anë të së vërtetës në jetën tonë të përditshme dhe shpesh e realizon me sukses. Pjesa më e madhe e poezive shënojnë një arritje tepër të lartë artistike dhe kanë një gjithëpërfshirje të gjerë tematike dhe ndjesore. Unë çmoj faktin që në vargjet e këtij vëllimi shpaloset një shpirt i madh dhe i bukur poetik i autorit, ku ndërthurja me mitiken dhe realen shndërrohen shpesh në një mrekulli poetike mjaft domethënëse.
Libri poetik, për vet natyrën e tij të gjerë e gjithëpërfshirëse, shënon një arritje në fushën e poezisë. Në libër shfaqet qartë çiltërsia e autorit, sinqeriteti poetik dhe njerëzor si dhe aftësia për të shndërruar në varg poetik gjithçka që na rrethon dhe është element përbërës i jetës sonë. Në poezitë e tij ka shumë dritë dhe ngrohtësi njerëzore – meritë mjaft domethënëse e autorit për të krijuar ura lidhëse me lexuesin. Mendoj se një autor me përvojë në fushën e prozës dhe të dramaturgjisë si Odise Plaku pa dyshim që do të sillte edhe një botë poetike mjaft të pasur dhe cilësore. Autori ndërton një marrëdhënie mjaft dinjitoze me lexuesin dhe po ashtu ka shumë ura lidhëse me realitetin. Poezitë e tij shndërrohen në domethënie të madhe për kohën dhe realitetin që jetojmë. Poezitë kanë një figuracion mjaft të pastër dhe me kolorit poetik të fuqishëm. Metafora është një mjet i fuqishëm sensibiliteti dhe komunikimi artistik i poezisë së Odise Plakut. Autori sjell mesazhe mjaft të vlefshme për kohën dhe njerëzit në realizimet e tij poetike, duke e shndërruar vargun e tij në një mision komunikues dhe filozofik mjaft serioz dhe profesional. Poezitë e këtij vëllimi janë mjaft të drejtpërdrejta, të kapshme dhe të lexueshme, pa shumë “ujë të tepërt” dhe të çiltra. Shpresoj se është një rrugëtim i mbarë poetik i autorit në fushën e bukur dhe të vështirë të poezisë moderne bashkëkohore.
Vasil TABAKU, shkrimtar
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 70 |
| ISBN | 9789994371622 |
| Redaktori | Guri Canaj, Maku Pone |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Oriku është një djalë që nuk i është ndarë buzëqeshja që kur ka ardhur në jetë. Por kur u rrit ai nuk i linte dy gurë bashkë. Pasioni i tij janë kafshët. Prindërit i blejnë orikut të vogël një maçok. Por çfarë ndodh më pas me jetën e tij? Këtë dhe shumë gjëra të tjera do t’i mësoni teksa do të lexoni librin “Tri ndodhitë e Orikut...
Një përrallë e bukur kur realja dhe magjikja gërshetohen aq bukur; disa shoqe që jetojnë dy realitete vijnë me botën e tyre, me ëndrrat dhe dëshirat. Libri është shoqëruar me ilustrimet e piktorit Ergys Faja
Personazhi ynë ka një të veçantë: Ai është i dashuruar pas natyrës dhe kafshëve si asnjëri prej miqve të tij. Në këtë libër vijnë aventurat e vogëlushit Krisli kur shkon në fshat tek gjyshi i tij, Selimi. Në faqet e tij do të gjeni historitë e vogëlushit në udhëtimet që bën mes natyrës, detit, dhe botës së madhe të kafshëve. Libri është shoqëruar me shumë...
Në këtë libër janë përfshirë 14 tregime dhe novela të cilat vijnë me një përpjekje për të ndërtuar profilin e një rrëfimtari të spikatur. Historitë e rrëfyera janë ngjarje të ditëve tona, reflektime për të tashmen
I qartë, i saktë, i prirur për përshkrime deri në imtësi, Plaku e sjell të gjallë jetën reale dhe, nga ana tjetër, mjeshtërisht paraqet situata të tilla që lexuesi të përfshihet e të bëhet pjesë e rrëfimit, e jo vetëm si gjendje shpirtërore. Korpusi letraro-estetik i Odise Plakut ka një mënyrë të veçantë, origjinale e të kualifikuar. Ky libër, që pa...