I ri Toroboti dhe Robotinka 2 Shiko më të madhe

Toroboti dhe Robotinka 2

Raimonda Belli Gjençaj BDI0930

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ju kujtohet lexues?
Kur u takuat me Torobotin, para ca kohësh, ai ju premtoi se do të kthehej me aventura të reja. Mbase ndonjë prej jush nuk e besoi. E po ja, ai u kthye, e mbajti fjalën! Siç do ta shihni, jeta e tij në qytetin e Luginës, është pak a shumë si koha që kaloi në fshatin Fushë; plot të papritura, aventura dhe miq të rinj. Sa janë ata? Një qytet i tërë!

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816887

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ju kujtohet lexues?
Kur u takuat me Torobotin, para ca kohësh, ai ju premtoi se do të kthehej me aventura të reja. Mbase ndonjë prej jush nuk e besoi. E po ja, ai u kthye, e mbajti fjalën! Siç do ta shihni, jeta e tij në qytetin e Luginës, është pak a shumë si koha që kaloi në fshatin Fushë; plot të papritura, aventura dhe miq të rinj. Sa janë ata? Një qytet i tërë!
Fama e tij hyn në çdo shtëpi. Por është dikush që e konkurron dhe qëllimisht e sfidon! Robotinka, personazhi i ri i këtij rrëfimi. Nga emri kuptohet që është një robote. Shtatlartë, bukuroshe, vetëm ta shikoni. Po ç’e do! Ka qëlluar e llastuar dhe arrogante. Prandaj dhe i përçmon të tjerët. Sidomos Torobotin. Jo vetëm kaq! “Jam qytetare”, mendon dhe nuk pranon të largohet nga qyteti. As i bëhet vonë për Stërnenenë, që rri vetëm aty në Fushë.
Në të vërtetë, Robotinka nuk do t’ia dijë për asnjeri veç vetes. Ka ëndrra të mëdha, si të gjithë adoleshentët, por mendjemadhësia e drejton në shtigje të rrezikshme. Një fjalë e urtë thotë: “Koka bën, koka pëson”.
A ndodh kjo me Robotinkën bukuroshe?... Nëse jo, nëse po, si ndodhi, kur ndodhi???... Të gjitha përgjigjet i keni nëpër faqet e librit. Mjaft ta shfletoni...
Një aventurë origjinale, plot miqësi, guxim dhe të papritura, që të ndez imagjinatën dhe zemrën. Një libër i bukur për fëmijët kureshtarë nga 10 vjeç, shumë i përshtatshëm për ta rekomanduar në shkollat nëntëvjeçare! 

Të dhëna

Faqe184
ISBN9789928816887
GjuhaShqip
StatusiI ri