Suzanne Lebeau NSA0068
Libër i ri
“Këpucët prej rëre” është një pjesë teatrale për fëmijë, shkruar nga Suzanne Lebeau. Eliza dhe Leoja, motër e vëlla, janë strukur në strehën e tyre të vogël, sepse kanë frikë nga bota jashtë, e cila është e madhe dhe e panjohur dhe u ngjall më shumë frikë sesa kureshtje. Por gjithçka ndryshon kur një palë këpucë të mërzitura, që nuk rrinë dot mbyllur, arratisen nga kafazi i shtëpisë.
49 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dita Books | |
| ISBN | 9789928485243 | |
“Këpucët prej rëre” është një pjesë teatrale për fëmijë, shkruar nga Suzanne Lebeau. Eliza dhe Leoja, motër e vëlla, janë strukur në strehën e tyre të vogël, sepse kanë frikë nga bota jashtë, e cila është e madhe dhe e panjohur dhe u ngjall më shumë frikë sesa kureshtje. Por gjithçka ndryshon kur një palë këpucë të mërzitura, që nuk rrinë dot mbyllur, arratisen nga kafazi i shtëpisë.
Të shtyrë nga kjo arrati e papritur, Leoja është i pari që kalon pragun drejt së panjohurës. Eliza, me librin e madh të botës në dorë, niset në kërkim të të vëllait. Këtu zë fill aventura e tyre. Teksa largohen nga siguria e shtëpisë, natyra u zbulon mrekullitë e saj të fshehura: ngrohtësinë e tokës nën këmbë, butësinë e erës në faqe dhe gurgullimën e ujit që rrjedh mbi gurë.
Ky nuk është vetëm një udhëtim fizik, por një udhëtim drejt rritjes; një garë kundër kohës, kundër frikës, drejt lirisë. Një kujtesë se bota, sado e frikshme, fsheh thesare për ata që guxojnë të dalin jashtë.
Kjo dramë sugjerohet për të gjithë mësuesit dhe prindërit që duan të rrisin fëmijë më të pavarur dhe në kontakt me natyrën.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 56 |
| ISBN | 9789928485243 |
| Viti i Botimit | 2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Grupmosha | 8-14 vjeç |
| Përmasat | 14.2 x 18.5 cm |