I ri Cmim i reduktuar! Eliza dhe krijesat e saj Shiko më të madhe

Eliza dhe krijesat e saj

Francesca Zappia A-007451

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një letër dashurie për admiruesit, për miqësinë dhe për historitë që na formojnë. “Eliza dhe krijesat e saj” është absolutisht magjik.

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310798

924 Lekë

-23%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në botën reale, Eliza Mërku është e ndrojtur, e çuditshme dhe nuk ka asnjë shoqe apo shok. Në virtualitet, ajo është LadyConstellation, krijuesja anonime e një faqeje tejet popullore mes të rinjve, që quhet “Deti i tmerrshëm”. Asaj nuk i shkon nëpër mend që jeta reale mund t’i japë po aq kënaqësi sa dhe ajo virtuale, madje as nuk ka dëshirë që ta provojë këtë gjë.

Një ditë, Uollis Uorlandi, dashamirësi më i zjarrtë i “Detit të tmerrshëm”, i cili shkruan dhe Fanfiction për të, vjen në shkollën e saj. Ai mendon se Eliza s’është veçse një tjetër e pasionuar pas kësaj novele grafike, dhe ndërsa ai e nxjerr nga guaska e saj, ajo fillon të mendojë që ndoshta ia vlen dhe jeta e vërtetë.

Por kur sekreti i Elizës zbulohet rastësisht, çdo gjë që ka ngritur – historia e saj, lidhja me Uollisin, madje dhe gjendja e saj mendore e shpirtërore – pësojnë krisje të madhe.

KRITIKA

Një rrëfim i dhembshëm i depresionit dhe ankthit, i miqësive që ekzistojnë vetëm virtualisht dhe për të mirat e rreziqet e famës në Internet.

Kirkus Reviews

Një letër dashurie për admiruesit, për miqësinë dhe për historitë që na formojnë. “Eliza dhe krijesat e saj” është absolutisht magjik.

Marieke Nijkamp, autore bestseller e New York Times-it

Ky libër më magjepsi nga faqja e parë tek e fundit dhe shpresoj me gjithë zemër që të ndodhë kështu edhe me ju.

The shelter of books

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe356
ISBN9789928310798
Titulli origjinalEliza and her monsters
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErdi Ibro