Alba Ruço A-005960
Libër i ri
Drita ndaj errësirës. E bardha ndaj të zezës. E mira ndaj së keqes. Cila do të mbizotërojë? Rrëfimi ndërtohet rreth një boshti fillimisht të padukshëm.
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928310347 | |
Ngjarjet fillojnë paqësisht e papritur, marrin një rrjedhë të vrullshme e surprizuese. Dilemat ekzistenciale shërbejnë si një çelës për të zbërthyer misteret që shpërfaqen ngadalë e që shumohen pak nga pak.
Gjithkush mund ta gjejë sadopak veten te ngjarjet e dhimbshme që gërshetohen natyrshëm, teksa pafajësia përballet me padrejtësinë. Vlerat, dinjiteti dhe morali, nëpërkëmben, ndërsa meskiniteti, xhelozia dhe dyfytyrësia triumfojnë. Ky realitet, sa i hidhur, aq edhe grotesk, përshkon rrjedhën e ngjarjeve të këtij libri.
Thirrja e autores përmes radhëve, sikur kërkon të ringjallë mirësinë, duke shpresuar në ekzistencën e arsyes dhe të ndërgjegjjes njerëzore. Tabloja që autorja kërkon të ravijëzojë me penelatat e shpresës, është vizioni që gjithsesi shndrit në horizontin gri.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 244 |
| ISBN | 9789928310347 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |