I ri Një elefant elegant Shiko më të madhe

Një elefant elegant

Rudina Çupi BAT0183

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta lexosh. Në fund mund të zbavitesh me lojërat zhdërvjelltësuese, si fjalëkryqet. Ilustrimet e Ledia Kostandinit janë fantastike dhe mund të të nxitin të krijosh edhe ti ca si ato.

Më shumë detaje

43 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët40
ISBN9789928219954

400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Merr lapsin, mprih vëmendjen dhe ndreqi shkronjat e shkruara gabim te faqet e djathta të librit.

Në fund ka një kënd lojërash me fjalët ku ti mund të zbavitesh.

Mos harro që historitë që rindërtove me doçkat e tua t’ia lexosh para gjumit lodrës sate të dashur, vëllackos, motrushes, mamit, babit, gjyshit, gjyshes, .... apo kujt të duash TI!

Librat e kësaj serie përmbajnë lojëra zhdërvjelltësuese me shkronja,t fjalët, kuptimet, fjalëkryqet, gjeëgjëzat, rimat, rrëfimet e madje edhe me figurat e me numrat. U kushtohen fëmijëve që sapo kanë filluar të lexojnë dhe kujtdo që i pëlqen të argëtohet duke ndërvepruar me librin dhe të lërë gjurmët e tij në të. Përmes këtyre librave, fëmijët përveçse përmirësojnë shkrimin dhe leximin, kuptimin dhe njohuritë, por bëhen edhe lexues aktivë, mprehin vëmendjen dhe logjikën dhe shprehin anën e tyre krijuese.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët40
ISBN9789928219954
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7 - 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat20 x 20