PUPËZ është shtëpi botimi për libra ndërveprues edukativo - letrarë për fëmijë, ku shumica prej tyre mund të jenë të përshtatshëm edhe për leximet jashtë klase në ciklin parashkollor dhe në sistemin 9-vjeçar. Enti botues drejtohet nga Rudina Çupi, autore librash, redaktore dhe përkthyese e njohur. Çupi është fituese e dyfishtë e çmimit për librin më të mirë për fëmijë, dhënë nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al
Një rrëfim i koduar, i shkruar me rebuse, me fjalë të krijuara duke ndërthurur figura e shkronja. Ky libër ndërveprues, pjesë e serisë "Luaj e shkruaj" për lexuesin fillestar, nxit mendjemprehtësinë dhe logjikën, si dhe shprehjen e anës krijuese.
Rudina Çupi vjen sërish para vogelusheve me nje personazh tjeter tejet ngacmues – Dordolengun, i cili shpik gjithcka, vetem e vetem per te mos ngrene supen. Edhe kesaj radhe, autorja e sfidon lexuesin e vogel me lojera gjuhesore.
Librat e Rudina Çupit duhet të jenë pjesë e leximit të fëmijëve në çdo stinë, por ne kemi përzgjedhur tre tituj të cilët i kemi rekomanduar për lexim për të gjithë vogëlushët pas përfundimit të vitit shkollor. Ky set është për të gjithë lexuesit mbi moshën 6 vjeç.
GJYSHJA ME ZEMRËN PREJ KETRI është një histori zemre e shkruar në vargje. U kushtohet të afërmve që nuk i kemi pranë, për të cilët na merr malli.
Gramatika më e vështirë se matematika? Tani, jo më. Në ishullin “GramaTIK-TOK” jetojnë dhjetë banorë gjuhësorë të çuditshëm: emri, folja, mbiemri dhe të tjera pjesë të ndryshueshme e të pandryshueshme të ligjëratës, janë po aq çamarrokë e të mençur, të ndjeshëm e të lezetshëm sa vetë fëmijët.
Gjuha është arti me mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush dhe çdo ditë. Sa shumë mesazhe, emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve.
Në librin “ Kolovargje” të serisë “ Luaj dhe shkruaj” vjershat marrin ngjyrat e natyrës dhe formën e lojërave më të dashura për fëmijët. Vogëlushët mësojnë si të vizatojnë me vargje apo si të shndërrojnë vargjet e vizatuara në vjershë, duke shprehur tërë imagjinatën dhe fantazinë e tyre.
Një histori vetëm me një fjali. Një rrëfim plot humor e me gabime, në kuptime e në ilustrime, plot me fjalë ngatërreshtare, nga të cilat fëmijët do të gjejnë të saktën fare.
Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta...
Bota e piratëve në kërkim të thesarit është plot aventura. Nga të gjithë personazhet e librave piratët përjetojnë më shumë pengesa e peripeci... A do të mbyllet me fund të lumtur aventura e tyre?
Retë e bardha ndryshojnë vazhdimisht formë në qiell. Ndonjëherë na ngjajnë me gjëra që njohim, për shembull, si breshkë, çadër a kërpudhë... sipas këndvështrimit të secilit. Duke u shtuar reve vija e pika shndërroji në njerëz, ushqime, kafshë a sende me të cilat ngjajnë. Shkrepe fantazinë, mprehe syrin tënd artistik dhe mahniti të gjithë!
Një histori që i kushtohet fëmijëve ndryshe, botës së tyre të vecantë, vetëbesimit dhe fantazisë.