I ri Ne kerkim te kuptimit Shiko më të madhe

Ne kerkim te kuptimit

Viktor E. Frankl A-004468

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri "Në kërkim të kuptimit në jetë", shkruar nga Viktor Frankëlli, është një nga veprat më madhështore të epokës sonë. Në përgjithësi, nëse një libër ka një fragment, një ide që mbart fuqinë për të transformuar jetën e njeriut, kjo është një arsye e mirë për ta lexuar, për ta rilexuar dhe për ta vënë në reshtin e parë të raftit. Ky libër ka shumë fragmente të tilla. Para së gjithash, ky është një libër për mbijetesën.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
Fletët174
ISBN9789928265210

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Si shumë hebrenj nga Gjermania dhe Evropa Lindore, të cilët mendonin se ishin të parrezikuar në vitet 1930, Frankëlli përfundoi në rrjetin nazist të kampeve të përgendrimit dhe shfarosjes. Ai shpëtoi për mrekulli. Mbijetoi ashtu siç thuhet në Bibël: "një urë zjarri e shkëputur nga zjarri".

Por rrëfimi i tij në këtë libër ka të bëjë më shumë me burimet e forcës për të mbijetuar sesa me mundimet, vuajtjet dhe humbjet që përjetoi. Disa herë në këtë libër, Frankëlli konfirmon shpesh thënien e Niçes: "Ai që ka një Arsye për të jetuar, mund të përballojë çdo mënyrë jetese".

Ai përshkruan me tone prekëse ata të burgosur që hoqën dorë nga jeta, që kishin humbur gjithë shpresën për të ardhmen dhe vdiqën pashmangshmërisht të parët. Ata vdiqën më shumë për shkak të mungesës së shpresës, mungesës së një kauze për të jetuar, sesa për shkak të mungesës së ushqimit apo ilaçeve.

Për këtë libër ka shkruar një review Albert Gjoka, të cilën e gjeni tek leximtari.al

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët174
ISBN9789928265210
Titulli origjinalMan's search for meaning
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlendi Lami