I ri Petro Marko, shkrimtari i lirisë Shiko më të madhe

Petro Marko, shkrimtari i lirisë

Behar Gjoka TO0769

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Përqasja e romaneve të Petro Markos me disa nga tekstet e shkrimtarëve të huaj për ta vendosur prozën romanore në një kontekst më përtej letrave shqipe, pra, në kontekstin e letërsisë ..

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928817969

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përqasja e romaneve të Petro Markos me disa nga tekstet e shkrimtarëve të huaj për ta vendosur prozën romanore në një kontekst më përtej letrave shqipe, pra, në kontekstin e letërsisë europiane dhe botërore, është pjesë e hulumtimit të thelluar të prozës së autorit. Nga krahasimi i realizuar midis romanit Hasta la vista dhe romaneve "Lamtumirë armë" dhe "Për kë bie kamabana" të Ernest Heminguejt, me romanin "Shpresa" të Andre Marlout, me romanin "Portat e diellit" të Simonë Teri si dhe me librin "Homazh Katalonjës" të Xhorxh Oruellit, u krijua një përshtypje më e plotë për epopenë e Luftës së Spanjës. Po ashtu, pista krahasimore, për romanin Qyteti i fundit të Petro Markos, me romanin "Për kë bie kambana" të Ernest Heminguejt, si dhe me romanin "Harku i triumfit" të Erik Remarkut, në disa pikëpërkime rastësore, përveçse përforcon tiparet moderne të tekstit Qyteti i fundit, njëherit e vendos romanin në kontekstin e letërsisë bashkëkohore botërore. Gjithashtu, jo pa interes, është përqasja shkurtimore e pjesës së parë të romanit Ara në mal, të Petro Markos me tekstin e romanit "Njerëz të pamvarur" të shkrimtarit islandez Halldor Llaksnes. Pjesë e vështrimit krahasimtar me tekste të autorëve të huaj është edhe romani Shpella e piratëve, një tekst i letërsisë për fëmijë, sidomos për episodin e betejës me peshkaqenin, që vetvetiu të ndërmend situatën e prozës "Plaku dhe deti" të Ernest Heminguejt.

Të dhëna

Faqe383
ISBN9789928817969
Viti i Botimit2025
GjuhaShqip
StatusiI ri