Charles Bukowski A-004047
Libër i ri
“Hollywood” shpërfaq gjithë jetën e shfrenuar mes yjeve të kinemasë, botën e tyre hipokrite, por edhe përpjekjet e mëdha njerëzore për të realizuar projekte te të cilat ke besim.
5 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928310002 | |
Sikur dikush t’i kishte thënë Henri Çinaskit se një ditë do të shëtiste me një BMË të hatashme, mes bulevardeve të Hollivudit, apo që do ta shoqëronin me një limuzinë, në premierën e filmit, skenarist i të cilit do të ishte ai, me siguri do t’i ishte përgjigjur: “ Plako, paske pi’ shumë.”
Në romanin “Hollywood”, Henri Çinaski, alteregoja e Bukowski-t, tashmë i famshëm, ftohet të përshtatë në skenar filmi një libër të tij gjysmëautobiografik. Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.
Në këtë botë, ideali artistik i librit dhe i filmit ka humbur për shkak të parasë dhe Çinaski mezi arrin të ndjekë ritmet e çmendura të jetës hollivudiane. Romani bazohet në përvojën e vërtetë të Bukowski-t si skenarist i filmit “Barfly”.
Me stilin e tij realist dhe të ftohtë, Bukoëski çjerr maskën e përciptë të botës së spektaklit, makutërinë pas parasë dhe hipokrizinë e shkëlqimit të rremë.
Te “Hollywood”, plaku i ndyrë Bukowski është në gjendjen e tij më të kthjellët. Romani është plot me sharje, seks dhe alkool. Megjithatë, ndërmjet gjithë këtyre, ai gjen momente të vërtetash për gjendjen njerëzore.
Kritika
Bukowski vëzhgon absurditetin e skenave kalimtare me syrin e stërvitur të një spektatori të teatrit grotesk dhe nuk ka iluzione se mund të bjerë më poshtë se kaq në jetë.
The New York Times
“Hollywood” është një roman tërheqës dhe elegjiak, poeti e hedh vështrimin te këmbëngulja dhe pashmangshmëria e Ëndrrës Amerikane. Në Amerikë, po punove fort, po e lërove atë arën metaforike, po e bëre punën tënde, atëherë suksesi është i sigurt.
Los Angeles Times
Si në gjithë romanet e Bukowski-t, edhe “Hollywood” është i mbushur me emocione të vërteta, vlerësime të ndershme dhe një prozë therëse, të pakompromis e pa mediokritet.
Dactyl Review
Fragmente nga libri
1) Njerëz të tjerë ishin ngjitur lart. Me sa dukej, askush nuk kishte ikur. Ç’kishte atje për të qëndruar? Kontakte? Mundësi? Ç’vlerë kishin? A nuk ishte më mirë të mos bëje pjesë në atë biznes? Jo, jo. Kujt i pëlqen të jetë kopshtar ose shofer taksie? Kujt i pëlqen të jetë llogaritar? Artistë a nuk ishim të gjithë? A nuk ishim më të zotë se aq? Më mirë të vuaje kësaj rruge, sesa tjetrës. Të paktën dukej më mirë.
2) Vizioni im kryesor në jetë ishte të shmangia sa më shumë njerëz të ishte e mundur. Sa më pak njerëz shihja, aq më mirë ndihesha.
3) Gratë nuk ishin të bukura dhe burrat nuk ishin interesantë. Boshllëk bosh. Dhe boshllëku, në fakt, ishte i dhimbshëm.
4) Një njeri që dikur kishte dashur të ishte i lumtur, tani dukej sikur kishte humbur dy ushtarë që në fillim të lojës së shahut, pa krijuar asnjë avantazh.
5) Ndoshta po prisnin që të bëhesha tapë dhe të shkalloja e të tregohesha i dhunshëm, siç më ndodhte ndonjëherë nëpër festa. Por dyshoja. Ata ishin bosh brenda tyre, asgjë më shumë. Nuk kishin ç’të bënin tjetër, veçse të rrinin me veten e tyre, që, në fakt, nuk ndodhej atje. Nuk ishte shumë e dhimbshme ashtu. Vend i butë për të ndenjur.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 246 |
| ISBN | 9789928310002 |
| Titulli origjinal | Hollywood |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Iris Sojli |
| Roman | Psikologjik |
Bukë me sallam, romani i katërt i Charles Bukowski-t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik dhe prekës i tij. Ai trajton kryesisht marrëdhëniet e vështira me të atin dhe fëmijërinë e hershme në Los Anxheles. Në këtë roman të ashpër, mizor e të dëshpëruar, por edhe ironik e moskokëçarës, gjithçka përballohet me tone të...
Ky është vëllimi i parë i plotë me poezi i këtij autori që vjen për lexuesit shqiptarë. Në vargjet e sjella plot forcë nga përkthyesi Maksim Rakipaj vjen revoltë, fuqi, antikonformizëm dhe shndërrim të të shëmtuarës në një estetikë të pëlqyer nga miliona lexues. Ai konsiderohet "laureat i mjerimit amerikan"
Ky është vëllimi i parë i plotë me poezi i këtij autori që vjen për lexuesit shqiptarë. Në vargjet e sjella plot forcë nga përkthyesi Maksim Rakipaj vjen revoltë, fuqi, antikonformizëm dhe shndërrim të të shëmtuarës në një estetikë të pëlqyer nga miliona lexues. Ai konsiderohet "laureat i mjerimit amerikan"
I lindur dështak, me një profesion pa rrugëdalje, i cili nuk i jep asnjë kënaqësi personale e megjithatë, me mjaft vetëdije sa për të dalluar absurditetin e situatës së tij, Çinaski është emblema e njeriut të zakonshëm.
"Femrat që kam njohur gjatë jetës sime kanë qenë ose kurva ose ish – prostituta." Kështu është shprehur gjatë një interviste Bukowski. "Femrat" është pikërisht romani ku ai shpalos hapur marrëdhëniet e veta komplekse me seksin e bukur.
Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje".
Te gjitha rrefenjat e Bukowskit jane sa te bukura aq edhe te ndyra dhe si te tilla e nderojne letersine. Ai tregon ato gjera qe te tjeret i zbukurojne e i fshehin, dallimin e njerezve per shkak te gjinise, varferine e perditshme, dhunen dhe ndjenjat e atyre qe kruajne hundet. Kjo eshte arsyeja perse ky njeri te ve ne siklet; ai i drejtohet gjithe botes.
Inspired by D.H. Lawrence, Chekhov and Hemingway, Bukowski's writing is passionate, extreme and has attracted a cult following, while his life was as weird and wild as the tales he wrote. This collection of short stories gives an insight into the dark, dangerous lowlife of Los Angeles that Bukowski inhabited.
Charles Bukowski's brilliant, fantastical pastiche of a detective story. Packed with wit, invention and Bukowski's trademark lowlife adventures, it is the final novel of one of the most enjoyable and influential cult writers of the last century.
'What will you do?''Oh, hell, I'll write a novel about writing the screenplay and making the movie.''What are you going to call it?''Hollywood.'