Erich Maria Remarque BDI0192
Libër i ri
Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që sakrifikohen për njëri-tjetrin. Një libër, që të godet zemrën dhe mendjen!
243 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9992734818 | |
I ndërtuar si një rrëfim në veten e parë, nga Robert Lokamp, romani zhvillohet në dy linja komplementare, linjën e shpalosjes përmes episodeve të ndryshme të një miqësie jashtëzakonisht të pastër e të sinqertë midis rrëfyesit, Oto Kaslerit dhe Gotfrid Lencit dhe linjën e një dashurie nga më të bukurat dhe prekëset që ka prodhuar letërsia moderne, ajo e Robit me Patin. Tre shokët janë tre tridhjetëvjeçarë gjermanë që kanë shpëtuar gjallë nga Lufta e Parë Botërore. Ishin njohur në llogoret e vdekjes kur nuk ishin më shumë se tetëmbëdhjetëvjeçarë, kishin parë moshatarët dhe miqtë e tyre të vriteshin, vetë ishin plagosur disa herë, por fati i kishte lënë të jetonin paqen që erdhi më pas e cila do të vinte me hidhërimin e zhgënjimeve dhe kotësisë për të cilën ishin sakrifikuar kaq shumë jetë. Këta janë shokët e lidhur në mbijetesë, thënë ndryshe në një jetë të dytë, shokë të zemrave të pastra dhe të dëshpërimit njëkohësisht. Qenë kthyer nga lufta porsi minatorët që dalin nga një galeri e shembur. Kishin dashur të marshonin kundër gënjeshtrës, egoizmit, lakmisë, plogështisë së zemrave, të cilat ishin fajtore për gjithë ato mundime që kishin hequr e lënë. Por gjithçka ishte shkatërruar, harruar, falsifikuar. Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave të mëdha kishte vdekur. Po triumfonin afaristët, korrupsioni, mizerja. Tre shokëve dhe brezit të cilit i përkisnin u kishte mbetur ndjenja e dëshpërimit, e moskokëçarjes dhe pija. Dhe një lidhje e shenjtë në miqësi, që nuk i gjendet shoqja. Banaku i barit Internacional ku mblidheshin pas punës dhe në fundjava ishte "vendkomanda e jetës", sipas Robit. Rrëfimi i tij shpaloste në çdo episod dhe detaj atmosferën e jetës në Gjermaninë midis dy luftërave. Ndërkaq një katalog i pijeve të njohura e të panjohura për ne farfurinte nga njëra faqe e librit në tjetrën, konjaku që rridhte si i florinjtë, xhini që vezullonte si akuamarin, rumi që ishte si vetë jeta, martini, kalvados dhe shtajnhengermi, një pije gjermane si raki dëllinje. Tre shokët kishin një servis makinash dhe një pikë karburantesh, siç mund ta themi në fjalorin e sotëm. Manovrat dhe marifetet e tyre për të shitur e fituar porosi pune i jepnin romanit dritën e një humori të çiltër e të gëzueshëm. Kudo rreth e rrotull tyre gjallon Gjermania e lodhur, në krizë dhe në depresion, si parathënie e nazizmit.
| Faqe | 432 |
| ISBN | 9992734818 |
| Viti i Botimit | 2001 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Robert Shvarc |
| Roman | Romancë&Pasion |
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin "Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij."...
"Bota ka një shkrimtar të madh, Erich Maria Remarque. Ai është mjeshtër i rangut padyshim të parë, njeri që mund ta lakojë gjuhën sipas vullnetit. Nëse ai shkruan për njerëzit apo të natyrës së qetë, prekje e tij është e ndjeshme, e fortë dhe e sigurt." Times Book Review The New York
Ky është një roman ky shtrohet thelbësisht problemi i vlerës së jetës. Jeta është e paçmuar. Ajo nuk ka çmim. Dhe ne të gjallët nuk mund ta vlerësojme atë, përderisa jemi veçse pjesëza të jetës dhe lastarë. Jeta-është Zoti. Ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë jetën. ..."
Ky libër sjell një anë të ndjeshme private, por edhe plot pasion të Remarkut: Në të janë përfshirë letrat që ai ia dërgon të dashurës së tij Marlene Detrich. Janë të rrallë ata që shkruajnë me ndjenja kaq të ngrohta dhe të brishta për dashurinë sesa Remarku
Historia dhe fati përplasen me njëri tjetrin, teksa në Gjermani ishte ngritur frikshëm në pushtet nazizmi. Këtë trajton romani "Një natë në Lisbonë", i cili, qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestsellër, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të...
Në romanin Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur E.M.Remarque ngrihet kundër idesë së "luftës totale". Në të, ai zbulon barbarinë që shkakton ushtria gjermane, tashmë e verbuar plotësisht nga propaganda hilteriane
Janë të rrallë shkrimtarë që kanë lënë thesare të tilla për fatet e njeriut në kohë lufte dhe herezie siç ka bërë shkrimtari gjerman, Erih Maria Remark. Në kulmin e histerisë naziste, ku jeta nuk kishte vlerë dhe tragjikja ishte pjesë reale mes njerëzve, autori ka sjellë himne të mrekullueshme. Edhe ky set është ideuar për ata që janë dashuruar marrëzisht...
Dashuria e lexuesve për Remarkun ka nisurm e këto tre thesare që janë pjesë e këtij seti. Prandaj, këto janë librat e përzgjedhur për ata që duan të futen në botën e këtij shkrimtari të madh: “Harku i triumfit”, “Tre shokët”, Obelisku i zi”.
509 është një i burgosur politik në një kamp gjerman përqendrimi. Për 10 vjet me radhë ka mbijetuar në kushtet më të paimagjinueshme. Gati duke vdekur, ai sërish e ndjen se fundi i luftës është afër. Nëse ai dhe mjeranët e tjerë që jetojnë nëpër baraka arrijnë të mbahen edhe pak, vuajtjet e tyre nuk do të shkojnë kot.
Historia dhe fati përplasen me njëri tjetrin, teksa në Gjermani ishte ngritur frikshëm në pushtet nazizmi. Këtë trajton romani "Një natë në Lisbonë", i cili, qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestsellër, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të...
Historia dhe fati përplasen me njëri tjetrin, teksa në Gjermani ishte ngritur frikshëm në pushtet nazizmi. Këtë trajton romani "Një natë në Lisbonë", i cili, qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestsellër, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të...
Ky roman eshte vleresuar si si nder me te miret nga Erich Maria Remarque. "Nje nate ne Lisbone sjell një rrëfim tronditës mbi trimërinë dhe mizorinë, guximin dhe vdekjen, në të cilin çmimi i dashurisë i kalon të gjitha masat dhe trashëgimia e së keqes është e pafundme
I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”.
Historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës. Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist.
Nje tjeter veper e Remarkut vjen ne shqip per lexuesit dhe te pasionuarit pas vepres se tij. Gem sjell nje tjeter realitet dhe tematike nga ato qe njohur nga ky autor i famshem i shekullit te XX, te rrefyer mjeshtrisht nga Remarku.
Romani “Qielli s’ka preferenca”, i autorit me famë botërore Erich Maria Remark, është një prurje interesante e letërsisë së re, por tanimë me temë nga garat e automobilizmit, në një vdekje tragjike
Nje tjeter liber i Erich Maria Remarque vjen ne gjuhen shqipe; “Duaje tjetrin”, nen perkthimin e Marzela Çelanji dhe i botuar nga Fan Noli
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin "Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij."...