I ri Një natë në Lisbonë Shiko më të madhe

Nje nate ne Lisbone

Erich Maria Remarque BDI0415

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman eshte vleresuar si si nder me te miret nga Erich Maria Remarque. "Nje nate ne Lisbone sjell një rrëfim tronditës mbi trimërinë dhe mizorinë, guximin dhe vdekjen, në të cilin çmimi i dashurisë i kalon të gjitha masat dhe trashëgimia e së keqes është e pafundme

Më shumë detaje

345 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN978-9928-217-98-1

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA.

Një prej këtyre emigrantëve është Jozef Shvarci, i cili prej disa ditësh ka arritur të marrë për veten dhe bashkëshorten e tij, Helenën, vizat për të shkuar në Botën e Re dhe dy bileta për në anijen që është gati për t'u nisur.

Por Shvarci nuk ka aspak ndërmend të niset dhe rastësisht gjen një tjetër të arratisur, që ndërkaq ka humbur çdo shpresë të shkojë në Amerikë. Fare thjeshtë, Shvarci i propozon t'i japë pasaportën e tij dhe të gruas, së bashku me biletat e udhëtimit, me kushtin e vetëm që ai të mësojë historinë e tij.

Sigurisht që i panjohuri pranon dhe lexuesit i jepet mundësia të dëgjojë rrëfimin e një nate të gjatë, dhe më bukur akoma, të lexojë romanin që është pak ta quash një kryevepër. Një histori e mrekullueshme dashurie, që ka në sfond dhimbjet e shpirtit njerëzor që u largohet barbarive naziste.

Komente mbi librin

“Bota ka një shkrimtar të madh: Erih Maria Remark. Ai është një zejtar i padiskutueshëm i radhës së parë, një mjeshtër që mund të përdredhë e përpunojë gjuhën sipas dëshirës. Pak rëndësi ka nëse shkruan për njerëzit apo për natyrën, kurdoherë lapsi i tij është i ndjeshëm, i vendosur e i sigurt.”

The New York Times Book Review

“Ky është një rrëfim tronditës mbi trimërinë dhe mizorinë, guximin dhe vdekjen, në të cilin çmimi i dashurisë i kalon të gjitha masat dhe trashëgimia e së keqes është e pafundme.”

The Penguin Books

“Erih Maria Remark ka shkruar disa libra të shkëlqyer për Luftën dhe ky është një nga më të mirët. Libri ka gjithçka: intrigë, dashuri, krim dhe miqësi.”

The Times

                                               

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe324
ISBN978-9928-217-98-1
Titulli origjinalDie Nacht von Lissabon
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiAristidh Ristani