Thembra e Akcilit - Miniatura Shiko më të madhe

Thembra e Akcilit - Miniatura

Agron Tufa A-002716

Libër i ri

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M&B
ISBN9789928172624

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë. Kështu, përgjatë viteve kur u shkruan prozat e shkurtra të këtij vëllimi interesi i autorit ka qenë kërkimi i një forme sa më të përshtatshme, duke patur si impuls parësor jo më imagjinatën e pastër letrare, sikundër ndodh në poezitë, romanet, tregimet apo novelat, por me të ashtuquajturën “lëndë e gjallë”, e përftuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me realitetin. Pra, ndryshe nga procedimet e kulluara letrare, në këto proza paraqitet ai realitet që ka parë dhe që e njeh mirë dhe vetëm në bazë të këtij materiali të vërtetë, të mund të krijoj një kornizë letrare të përshtatshme. Nëse në krijimtarinë e kulluar letrare përparësi ka qenë imagjinata dhe fiction-i, në këto proza të shkurtra përcaktues është fraktura e realitetit konkret, të marrë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në dorë të parë. Nxitje për këtë ka qenë një frazë e ndeshur në një tregim të Vladimir Nabokovit: “Jeta është shumë herë më e papritur dhe më e talentuar se ne”.

Agron Tufa

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928172624
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë