Shkrimtari kosovar Nexhat Ibrahimi sjell në këtë libër një përmbledhje me ese, të cilat pasurojnë literaturën shqip mbi tema klasike dhe bashkëkohore të mendimit islam.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Në këtë vepër autori Mehmed Begoviq, nga e drejta sheriatike në përgjithësi, trajton vetëm të drejtën martesore, të cilën, siç paraqitet në tekst, shkenca islame e konsideron si pjesën më të rëndësishme të së drejtës sheriatike.
Shqipnija e ilustrueme: Historija e Tiranës është një botim anastatik i shtëpisë botuese ALSAR, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Ky botim i përgatitur nga profesori turk Mehmet Bulut, është një përmbledhje prej 14 studimesh nga akademikë të ndryshëm turk, shqiptarë e maqedonas që trajtojnë marrëdhëniet historike, kulturore, shoqërore dhe ekonomike mes Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Ky libër paraqet një studim nga z. Viktor Bakillari për Romët, një prej popullatave më të margjinalizuara si në aspektin shoqëror ashtu edhe atë studimor.
: Në librin e tij më të ri, z. Bedri Alimehmeti sjell një përmbledhje me tregime. Këto tregime flasin rreth vendlindjes së autorit, Tiranës, dhe vijne në trajten e prozave të shkurtra, si histori dhe si përsiatje letrare që dëshirojnë të nxjerrin në pah aspekte të fshehura të qytetit.
Dikur gazetare shumë e njohur, kurse tani nënë e katër fëmijëve, Indiana Tejlor ëndërron të kthehet te puna e saj e dashur, por i shoqi është rreptësisht kundër planeve të saj. Indiana nuk di ç'të bëjë, - mos po shembet jeta e saj familjare?! Dhe pikërisht në këtë çast të dëshpëruar ajo njihet me milionerin Poll Uord, i cili e ndihmon të marrë një vendim...
“Asnjëherë të martën” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha ku fabulagërshetohet me intrigën që krijojnë ngjarjet dhe personazhet e librit. Kjo bën që ta lexosh me një fryme.
Ky album përmban portretet e 36 sulltanëve Osmanë dhe të dhëna mbështetëse rreth mbretërimit të tyre.
Romani “Dyzet letra dashurie” nuk është thjesht një rrëfim dashurie, por trajton disa aspekte të marrëdhënieve njerëzore dhe në mënyrë të veçantë raportet e këtyre marrëdhënieve në një familje.
65 receta gatimi nga Eranda Libohova, këngëtarja që është model për ushqimin dhe linjat trupore: Të shijshme, të shëndetshme dhe të lehta për t'u përgatitur, këto janë recetat që Eranda pëlqen më shumë t'i bëjë në shtëpi dhe t'i ndajë me miqtë dhe familjen.
Brajan Sukaj vjen me romanin e trete para lexuesit shqiptar: “I pushtuari dhe nata”. Me dy romanet e meparshme “Ciklopi” dhe “Viti i elefantit” ka marre cmime letrare si “Romani me i mire i Panairit te Librit Tirana 2018” dhe “Romani me i mire i vitit” tek Bukinist.al ne vitin 2019.
Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...
Eksperti i kontabilitetit dhe finances Sherif Bundo vjen me nje profil te ri ne pasionet e tij, - ne artin e rrefimit te tregimit, - duke u fiksuar pas ngjarjeve nga jeta reale ku fale aftesive depertuese sjell leksione jete ne nje realitet si ky i yni
Në duart e Martínezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen.
Ka dalë në treg, në formatin print dhe online numri i ri i revistës Businessmag.alNë këtë numër 31 sjellim shumë informacione rreth teknologjisë, startupeve dhe sipërmarrjeve. Profile të ndryshme sipërmarrësish, në fusha të ndryshme blernda dhe jashtë vendit, flasin për sfidat e tyre dhe rrugëtimin në sipërmarrje. Ata sjellin shembuj praktikë se si ia...
Një udhëtim përmes rrugëve të errëta të qytetit të përjetshëm, një hetim mbi natyrën njerëzore, mbi përgjegjësinë dhe fajin, mbi instinktin e shtypjes dhe mbi gjykimin e lirë. Mbi atë që jemi ose që mund të kishim qenë.
Autorja e librit Ester Gjika, vajza e regjizorit te shquar Viktor Gjika, rrefen ne nje kendveshtrim ndryshe jeten dhe historine e tij, permes kujtimeve qe na vijne ne nje kohe tjeter dhe qe zbardhin aspekte te panjohura te njeriut qe shenoi histori ne kinemane shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit te XX
Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Ajo çka i dallon është një ndjesi e pacaktuar, një atmosferë përfshirëse, që dikur quhej “ekzotizëm” dhe që vazhdon të mbijetojë ende sot. Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me...
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vjen me një libër reflektues mbi etikën globale, - i cili është produkt i studimeve doktorale. Me një profil të pazakontë të liderit ballkanik Abazovic, ai sjell një botkuptim ndryshe për çështjet që trazojnë botën sot, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.
Një autobiografi sa zemërthyese, aq edhe zbavitëse, nga ylli i serialeve “iCarly” dhe “Semi dhe Keti”, për vështirësitë e saj si aktore që në vegjëli, duke përfshirë çrregullimet e të ngrënit, varësinë dhe marrëdhënien e vështirë me nënën imponuese.
Ky libër përmban një varg shkrimesh me natyrë patriotike nga dr. Vasfi Samim Visoka, një prej zërave intelektual të viteve ‘30 – ‘40.
Hulumtim mbi gratë në epokën parahistorike. Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit ne jemi. Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave?
“Libri përshkon në mënyrë gazmore miliarda vjet...