Kjo sage magjepsese eshte nder me te...
Jeta ime shtrihet në më shumë se një të tretën e historisë së SHBA-së. Ndërsa mendoja rreth këtyre kujtimeve dhe titullit, ideja e të njohurave dhe të panjohurave mu duk e përshtatshme. Kjo është e vërtetë edhe për shumë ngjarje që unë kam vëzhguar gjatë viteve në Kongres, gjatë përpjekjeve për të drejtat qytetare dhe kohës së luftës së Vietnamit, deri...
I rrëzuar nga froni i Akuilanias si rezultat i intrigave të një magjistari të sjellë sërish në jetë pasi kish qënë për disa shekuj me radhë i vdekur, Konanit i duhet të gjejë xhevahirin e famshëm të njohur me emrin Zemra e Ahrimanit që të mund të rifi tojë mbretërinë e humbur dhe që të mbetet gjallë.
Një libër në të cilin, duke u anashkaluar historia dhe gjeografi a, por edhe tregimi romanesk si dhe anketimi etnologjik, autori rreket të kuptojë se çështë bota mesdhetare, çjanë popujt dhe kulturat që mbart ajo. Ky univers përshkruhet në të gjitha përmasat e tij, duke përcjellë si klimën, truallin, bimët e vreshtat e ullinjtë por edhe njerëzit që e...
Ky libër sjell historinë e mesjetës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por Smilla s`mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s`qe aksident. Ndërkohë që Kopenhagen-i po përgatitej për...
Dhurata ideale për fëmijët inteligjente.Laboratori i kristaleve me të cilin mund të ndjeheni si një shkencëtar i vërtetë dhe “Libri im i eksperimenteve” që ju perfeksionon në cdo detaj të përzjerjeve laboratorike.
Fishta në kendvështrimin e Zef Valentinit. Një sprovë letraro-historike.
"Gjuha shqipe 5" libër për mësuesin e klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Libri "Fantazma e Ballkanit" ofron tërësinë e dukurive dhe të lidhjeve, brutalitetin dhe bukurinë në udhëtim, si të së shkuarës ashtu edhe të së ardhmes.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Kur shkruan poezi, je njëkohësisht njeriu më kujdesshëm dhe më i pakujdesshëm në botë. Mbase kjo është dilema ekzistencialiste mes të dhënurit formë dhe të qënurit i lirë. Poezia e Aldo Shpuzës vjen si një tërësi reflektimesh të thella: Këtu qëndron një prej veçantësive individuale të tij, ku urtësia vjen natyrshëm, pa stërmundime racionale, dhe thellësia...
Sot puna për trupin është pjesë e jetës së çdo njeriu. Kur një grua kalon të 40-at, fillon e shfaqet tek ajo një ndjenjë frike, që e çon shpesh në moskujdesje për veten...Aerobia jo vetëm qëtë bën ta kalosh këtë frikë, por ajo bën mrekullira, jo vetëm për zhdërvjelltësinë ose për lëkurën, por kryesorja të çliron nga dembelizmi.
Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.
Studimi i Arshi Pipes per fenomenin Kadare ne letersine e realizimit socialist
Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar. Ky libër ka marrë çmimin europian për letërsinë 2010
“Largësi ideale” i Parid Teferiçit vlerësohet për prurje të qenësishme të një ligjërimi modern, me një strukturë dinamike e poetike, me pikëprerje origjinale edhe në artet e tjera