When young David’s mother dies, his cruel stepfather sends him to work in a factory in London. The working conditions are appalling and David decides to run away and start a new life in Dover... Join David Copperfield as he journeys from heartbreak to happiness in this extraordinary tale of courage and determination.
"Dy Binjaket" i shkrimtarit të njohur gjerman Erich Kästner është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është shumë i dashur për femijë. Në Shqipëri filmi është shfaqur me titullin "Grackë prindërve", por libri mbetet një përvojë gjithmonë e më nxitëse për fantazinë e vogëlushëve.
Zbuloni analizën e ekspertit Gilbert Achcar, nga fillimi i Luftës së Ftohtë deri tek Lufta në Ukrainë. Një rrëfim i rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të ardhmen e paqes në botë.
Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vekje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja , ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në radhët e tij.Nuk do të dëshironi ta lëshoni nga dora.
Me meloditë që përmban çdo libër, përveç kënaqësisë së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat dhe duke formuar mozaikët.
Nuk ka gjë më zbavitëse se sa të dëgjosh një rrëfenjë të bukur të lexuar me zë të lartë. Çdo libër ka gjashtë butona, të cilët do të luajnë për ju një përrallë klasike. Në këta libra të veçantë ju do të njiheni me: Kësulëkuqen, Hirushen, Borëbardhën dhe Flokartën.
Libri pëmbledh dorëshkrimin origjinal të shkruar në italisht dhe përkthimin e tij në shqip. Dorëshkrimi, nën titullin "Abbozzo di una concezione della vita (seguito da) Il genio", është transliteruar dhe shoqërohet me një aparat kritik nga Prof.As.Dr. Merita Sauku Bruci. Gjithashtu, ai është përkthyer nga motra e Arshi Pipës, znj. Nedret Kalakulla dhe...
Ne mund ta përmirësojmë shëndetin, nëse bëjmë disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është të përqafojmë fuqinë e ujit. Ky libër do t'ju tregojë se si të merrni maksimumin nga "pesë elementet ujore themelore", që nga mirëqenia e përgjithshme e deri te shërimi i problemeve të veçanta shëndetësore dhe te rënia në...
Një rrëfim plot ndjenjë i kalvarit të jetës, në dukje banale, të banorëve të një pallati, që arrijnë të çelin baulen e të vërtetave të tyre para një vogëlusheje jetime.
Libri zakonisht përfshin analiza dhe interpretime të hollësishme mbi temat, stilin, personazhet dhe mesazhet e veprave më të rëndësishme të Kadaresë. Ai ndihmon lexuesin të kuptojë më thellë botën letrare, filozofike dhe simbolike të autorit.
"Apologjia e një matematikani" është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet. Rrëfyer me një sinqeritet vërtet mbresëlënës pa kurrfarë përpjekjesh për të hedhur mbi veten vezullime "Dritësimesh pozitive"
Në këtë libër, John Gray na jep një përshkrim të liberalizmit - të natyrës së tij, origjinës dhe perspektivës së tij në botën moderne. Ndonëse ka pasur paraardhës që në lashtësi, historikisht liberalizmi paraqitet si teoria politike e kohëve moderne si projekti i teorizimit të institucioneve politike për qeverisjen e një shoqërie të bazuar mbi individin.
Një libër që përmbledh leksionet më të rëndësishme mbi disa prej temave më kyçe që sociologu i madh francez, njëri nga etërit e sociologjisë moderne ka trajtuar në veprat e tij më madhore.
Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.
Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.
Pjesë nga libri: Megi lexoi për të njëqindtën herë letrën që u kishte shkruar prindërve: -Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të...
A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra...
Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres