Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese Dituria

Shtëpia Botuese DITURIA u themelua në Tiranë, në maj 1991. Selia e saj është në, Tiranë. Orientimi kryesor i Shtëpisë Botuese DITURIA është letërsia artistike - në të vërtetë, autorë të huaj, nga më të shquarit e të gjitha fushave, janë të pranishëm në më shumë se 60 për qind të botimeve - letërsia për fëmijë e të rritur, por një vend të veçantë dhe shumë të rëndësishëm zënë edhe kolanat e ndryshme.


Autorë të huaj klasikë e modernë e shumë të tjerë, janë sot mjaft të njohur dhe të suksesshëm edhe në Shqipëri në saje të DITURISË. Kolanat e autorëve shqiptarë të traditës, autorëve bashkëkohorë, filozofi-sociologjisë, historisë, gjuhësisë, artit e arkitekturës, mitologjisë, klasikëve të mëdhenj etj., u drejtohen të gjitha moshave dhe preferencave.


DITURIA ka një program botimesh me rubrika e kolana të organizuara e të përcaktuara, që plotësohen nga viti në vit me tituj e autorë të rëndësishëm nga fusha të ndryshme.

për faqe
Shfaq 353 - 384 nga 683 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Romani "Lulet e pjeshkës" është një befasi artistike që i shtohet letërsisë shqipe. Subjekt dhe objekt i tij është diktatura me të gjitha mekanizmat e funksionimit të saj. Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Këto përralla janë të mrekullueshme për leximin para gjumit, me gjuhë të pasur dhe ilustrime zbavitëse, që do të argëtojnë fëmijët e vegjël.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Autorja e këtij libri, nëpërmjet gërshetimit tërheqës dhe shumë dinamik, arrin t'i përcjellë lexuesit ngjarje mjaft origjinale, ku janë pranë njëra-tjetrës trillimi artistik dhe të vërtetat jetësore. Libri është një vepër letrare, e shoqëruar me përjetime psikologjike e arsyetime sociologjike, që e bëjnë veprën shumë interesante dhe të afërt për lexuesin,...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Qyteza e Lejkvillit është ndërtuar mbi mistere dhe të fshehta, groposur në tokë dhe mbytur në liqen.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 600 Lekë Në stok

    Mandarinët: një roman historik me jehonë të fortë emocionaleNë Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme, pa ngurruar të  zbërthejë...

    1 600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Punimi që po i paraqitet lexuesit është një përpjekje serioze për të dhënë në mënyrë të përmbledhur, nëpërmjet dokumenteve, shifrave dhe fakteve, një pamje të përgjithshme të ecurisë dhe marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, eksport-importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë për periudhën 1945-1990.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    “Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit.... Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas meje mund të pohohet se i vetëquajturi ‘mbinjeri’ i Niçes ka si zanafillë e model doktrine jo Zarathustrën, por Kontin e Monte Kristos...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Me talentin e pakrahasueshëm të Sophie Kinsella-s, një komedi e re, e admirueshme që po bën të lumtur miliona fansa në botë.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Ky libër përmban pesëmbëdhjetë përralla moderne nga autorja e njohur holandeze Janneke Schotveld.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Çfarë na mungon sot prej romaneve që kemi lexuar në rini? Mbase ajo hareja e zakonshme që na shoqëron pas një ngjarjeje të madhe, me personazhet e saj, deri në rrëqethjen apo përmallimin e faqes së fundit. Njëkohësisht triller dhe roman shoqëror mahnitës, zhytje në shtjellat e unit dhe mekanizëm i përsosur suspansi, Mbylli sytë na kthen kënaqësinë e një...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Në këtë roman të ri, Sophie Kinsella rrëfen gëzimet dhe dhembjet e martesës me zërin e saj gjithmonë origjinal, ironik dhe të ndjeshëm.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 250 Lekë Nuk është në stok

    Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë.

    1 250 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Në stok

    Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore, spiune dhe vrasëse, protagonistja së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë

    1 800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Një tjetër triller policesk me enigma matematikore, në të cilin, personazhi qendror Petro Eleftheriadhi, thirret për ta zbardhur një çështje, dy vjet para ngjarjeve të cilat lexuesi do t'i njohë në romanin "Në syrin e demit".

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Gjatë leximit të testamentit të miliarderit Hari Stenford, i vdekur në rrethana misterioze, tre fëmijët e tij kuptojnë që u duhet ta ndajnë trashëgiminë edhe me Xhulian, vajza natyrore e manjatit. Asnjë nuk e njeh dhe kur ajo shfaqet në skenë, e bukur dhe tërheqëse, dyshojnë për identitetin e saj. Në fakt, Stenfordi sa qe gjallë ishte i urryer nga familja...

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    350 Lekë Në stok

    Mili dhe Haidhea është cilësuar prej Prof. Eqerem Çabejit si një nga poemat më të bukura të romantizmit shqiptar. Aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën thelbësore edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.

    350 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Mirë se erdhët në kuzhinën time, kështu e ka quajtur ajo librin e shkruar sipas këtij ditari shtëpiak që i jep mundësinë lexuesit të kalojë dymbëdhjetë muaj me autoren, duke provuar kënaqësitë e shijes sipas stinëve e duke zgjedhur, falë këshillave të saj, gatesat më të përshtatshme për çdo ditë të vitit: nxitëse dhe gjallëruese në pranverë të lehta e...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Në një atmosferë të errët dhe vizionare, Pierre Lemaitre përshkruan tragjedinë e madhe të një brezi të humbur, me një talent dhe mjeshtëri të tillë, që e futin këtë shkrimtar në traditën e atyre romancierëve të zot, nga Dumas-i te Victor Hugo, ku pasioni që çlirohet nga historitë e mëdha bashkohet me ekselencën letrare.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Në këtë vepër Fromi përballet me figurën e mësuesit të tij, me mënyrën e tij të të mësuarit, me trashëgiminë e tij të jashtëzakonshëm. Pasioni i Frojdit për të vërtetën, guximi i tij, marrëdhëniet me gratë dhe dashuritë, varësia e tij nga burrat etj. Çdo tentativë për të kuptuar njeriun duhet t’i bëjë llogaritë me tre komponentët e tij: bagazhin biologjik...

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 620 Lekë 1 800 Lekë -10% Nuk është në stok

    Agata Christie vazhdon të mbajë të gjallë interesin e lexuesit ndonëse ka disa dekada që është ndarë nga jeta. Edhe dy botimet më të fundit që ka sjellë Dituria e sjellin këtë kureshti. Për këtë arsye, ne i kemi mbledhur në një set për tu bërë pjesë e leximeve të verës për të gjithë ata që pëlqejnë zhanrin e romanit mister & thriller.

    1 620 Lekë
    1 800 Lekë -10%
    Shto në shportë Më shumë
    Cmim i reduktuar
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t'i mbronte.

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Agatha Christie vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe: “Misteri i trenit blu”, i vlerësuar si një nga romanet më të mira në zhanrin mister të kësaj autoreje.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 250 Lekë Në stok

    Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka "diçka të kalbur", duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

    1 250 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë 2 000 Lekë -10% Nuk është në stok

    Salman Ruzhi dhe Carlos Ruiz Zafon jane mjeshtrat me te medhenj te realizimit magjik te diteve tona. Per kete arsye ne kemi bere bashke ne nje set dy prej librave te ketyre autoreve: Marina dhe Dy vjet, tete muaj dhe njezet e tete net, te cilet jane zgjedhje ideale per leximet tuaja verore.

    1 800 Lekë
    2 000 Lekë -10%
    Shto në shportë Më shumë
    Cmim i reduktuar
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Në vëllim janë paraqitur disa nga arritjet më të sukseshme të prozës izraelite të viteve ‘70-‘90. Lexuesi do të gjejë në këto 14 tregime e novela, tema e krijime artistike të mrekullueshme.

    600 Lekë
    Në stok
Shfaq 353 - 384 nga 683 libra