Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese Dituria

Shtëpia Botuese DITURIA u themelua në Tiranë, në maj 1991. Selia e saj është në, Tiranë. Orientimi kryesor i Shtëpisë Botuese DITURIA është letërsia artistike - në të vërtetë, autorë të huaj, nga më të shquarit e të gjitha fushave, janë të pranishëm në më shumë se 60 për qind të botimeve - letërsia për fëmijë e të rritur, por një vend të veçantë dhe shumë të rëndësishëm zënë edhe kolanat e ndryshme.


Autorë të huaj klasikë e modernë e shumë të tjerë, janë sot mjaft të njohur dhe të suksesshëm edhe në Shqipëri në saje të DITURISË. Kolanat e autorëve shqiptarë të traditës, autorëve bashkëkohorë, filozofi-sociologjisë, historisë, gjuhësisë, artit e arkitekturës, mitologjisë, klasikëve të mëdhenj etj., u drejtohen të gjitha moshave dhe preferencave.


DITURIA ka një program botimesh me rubrika e kolana të organizuara e të përcaktuara, që plotësohen nga viti në vit me tituj e autorë të rëndësishëm nga fusha të ndryshme.

për faqe
Shfaq 673 - 683 nga 683 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Në Zemërimi i engjëjve, Sheldoni, një mjeshtër rrëfimi, na çon pas dyerve të mbyllura të sallës së gjyqit dhe në zemrat e disa personazheve që nuk do t'i harroni kurrë.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    ZËRAT E NATËS është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin "Aromat e vjeshtës" dhe vazhdon me "Vals në shkretëtirë".

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 250 Lekë Në stok

    Studimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull.

    1 250 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një gardërobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, ajo merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar. Pasi i ka joshur dhe ka futur duart në kartat...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Gjatë promovimit të librit të saj të fundit në New York, Jessica Fletcher takon rastësisht një ish-trafikant droge, të veshur me një kostum Santa dhe vendos të bëjë një intervistë me të, vetëm për të zbuluar të pazakonshmen. Të nesërmen, Shën Nick vdes, i varur.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Nga mjeshtrit e mëdhenj të traditës shqipe të përkthimit, Halit Selfo dhe Vedat Kokona, vijnë në shqip Zonjusha Perlë, Dramë e një zemre të përulur, Kokoja, E bija e Rokës, Historia e një shërbëtoreje, Fuçia e vogël, Shtëpia Telje, Zonjusha Fifi etj.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Një histori prekëse e tre të rinjve që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme për veten në Damaskun e shkatërruar nga lufta!

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Midis trillerit dhe dramës, kjo histori do t'ju mbajë pas vetes, derisa të keni kthyer faqen e fundit.

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 673 - 683 nga 683 libra