I ri Mbreti kembebretkose dhe perralla te tjera Shiko më të madhe

Mbreti kembebretkose dhe perralla te tjera

Janneke Schotveld BDI0655

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër përmban pesëmbëdhjetë përralla moderne nga autorja e njohur holandeze Janneke Schotveld.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366733

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Përrallat flasin për Ukën, i cili është i vogël në shtat, por mjaft i guximshëm për të hyrë në pyllin ku jeton një gjigant i rrezikshëm mburracak; për kalorësen trime që "mpreh shpatën, ngjesh armaturën dhe i hipën biçikletës" që të çlirojë princin e ëndrrave nga kështjella ku e "ruajnë" prindërit; për shtrigën shtatëvjeçare Hetjen, që merr si dhuratë për ditëlindje një fshesë, por nuk guxon të fluturojë me të; për princeshën Lupinë, që duhet të zgjedhë burrin midis shtatëqind princave, por nuk i pëlqen askush dhe nuk i bën zemra "tak"; për mbretin të cilit i pëlqejnë shumë këmbët e bretkosës - derisa, një ditë prej ditësh kthehet edhe vetë në një bretkosë.

Dy nga përrallat më të bukura të këtij libri, "Shkronjangrënësi" dhe "Peshkatari i molave të letrës", ku Schotveldi shfaqet si një tregimtare e pazakontë, sipas kritikëve, shumë shpejt do të konsiderohen klasike.

Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera është një përmbledhje përrallash prekëse, por edhe plot humor, që nuk u ngjajnë gjithmonë përrallave tradicionale. Çdo përrallë ka piktorin e vet, emra të shquar në botën e ilustrimeve, si: Martijn van der Linden, Thé Tjong-Khing, Linde Faas, Milja Praagman dhe Annet Schaap, një zgjedhje që e bën librin me të vërtetë tërheqës.

Të dhëna

Faqe164
ISBN9789928366733
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlbana Shala