Dy përralla me dritare që u zhvillojnë vogëlushëve aftësinë vëzhguese.
Për lexuesit e vegjë vijnë historitë gazmore të një derrkuceje të vogël me emrin "Olivia". Për fëmijët e moshës 3-6 vjeç.
Kangë kreshnikësh dhe legjenda
Si asnjëherë tjetër, këtu janë përfshirë përrallat për princeshat magjepëse në të gjitha variantet; për tu lexuar, për tu dëgjuar dhe për tu shikuar përmes DVD. Një CD shoqërohet me librin ku rrëfehen "Sirena e vogël", "Borëbardha" dhe "Hirushja". Nëse vajza juaj është princeshë, kjo është dhurata më e bukur që ajo të ndihet e tillë
Tani nuk keni pse të lodheni sepse libri ua tregon vetë fëmijëve përrallat Edualb ka përgatitur setin e përrallave klasike jo vetëm për tu lexuar, por edhe për tu dëgjuar dhe për tu shikuar. "Tre derrkucët", "Kësulkuqja" dhe "Rosaku i vogël i shëmtuar" vijnë me CD dhe DVD për tu parë në MP3 dhe DVD. Ky është një botim fantastik për të nxitur pa mundim...
Në këtë botim fantastik për fëmijë janë përmbledhur pesë përralla: "Violeta, zana e kopshtit", "Tina, zana e ngathët", "Erisa dhe shokët e shoqet e koptshtit", "Albina, zana pa shkop magjik", "Mona, zana që jepte urdhra". Ky është një libër tejet edukativ nëse fëmija juaj është në kopësht.
Përrallat e Ezopit është një nga botimet më të përshtatshme për fëmijën tuaj nëse doni ti përcillni zgjuarsinë dhe ironinë therëse të Ezopit përmes përrallave të tij: 5 rrëfenjat më të bukura vijnë në këtë përmbledhje. Ato janë: "Gjinkalla dhe milingona", "Breshka dhe lepri", "Miu i fushës dhe miu i qytetit", "Luani dhe miu", "Dhelpra dhe rrushi". Ky...
Xhungla vjen në shtëpinë tuaj përmes një botimi cilësor me imazhe dhe imitime të mrekullueshme të tetë zërave të kafshëve. Igloo Books ka ideuar botimin që e sjell në shqip Edualba për prindër që duan të edukojnë fëmijët me standarde të larta. Ky botim ka vlera edukative dhe njohëse për fëmijën tuaj
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej
Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos", “Çufo president” dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada. Jetëgjatësia nuk është thjeshtë meritë e autorit, por edhe pasion i lexuesve, të cilët po e përcjellin dorëmëdorë dhe zemër më zemër librin...
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi II, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi I, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
Ky libër në serinë e librave të Jeronim Stilton mban numrin 5: Në metronë e Miushërisë po ngjasim gjëra të çuditshme. Një maçok gjigant endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke u kallur datën tërë brejtësve të qytetit. Nga vjen ky maçok? A të jetë vallë një fantazmë?
Aq i dashur për fëmijët qysh prej disa brezash kudo në botë, personazhi i kaprollit Bambi u krijua nga autori austriak Felix Salten. Botimi ynë është novela e plotë e autorit, teksti origjinal, shqipëruar mjeshtërisht nga Eqrem Çabej - një prej të rrallave përkthime artistike të dijetarit të shquar - me një gjuhë sa të thjeshtë e të kuptueshme për...
E bukura e pyjeve nga Charles Perrault është një përrallë klasike për një princeshë të bukur, të cilën e magjepsën duke e vënë në gjumë, si dhe për një princ, i cili pas shumë vitesh arrin të zgjojë princeshën nëpërmjet puthjes së "dashurisë së vërtetë". E shkruar fillimisht nga Perrault, ashtu si shumë përralla të tjera klasike, edhe "E bukura e pyjeve"...
Këtë varg kini kujdes të mos e recitoni kurrë natën: "Magjistricë, mori trime, ruaj veten prapa shpine." Pse? Keni dëgjuar të flitet për magjistricën e musandrës së fshesave? Magjistrica e musandrës së fshesave, Divi me çorape të kuqe dhe Derrkuci dinak janë vetëm disa prej përrallave të mrekullueshme, plot humor e fantazi të rrallë, të autorit francez...
Ky libër përmban 41 përralla fantastike dhe 7 aktivitete argëtuese për vogëlushët në këtë prag festash
“Llamba e Aladinit” është një nga tregimet e mrekullueshme të “Njëmijë e një net”. Dikur, në një qytet të Arabisë, jetonte një djalë i varfër, i quajtur Aladin. Një ditë, djaloshi i prapë gjeti një llambë të vjetër.
Në faqet e këtij libri, fëmija do të gjejë përrallat aq të dashura për të. Tani ato mund të lexohen duke u shoqëruar nga tinguj e zëra të mrekullueshëm. Duke shtypur butonat, fëmija dëgjon zërat e personazheve të përrallave, si dhe shumë tinguj të tjerë interesantë.
Një Mijë e Një Net, është një koleksion historish dhe tregimesh popullore të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore. Ato u përmblodhën për herë të parë në formën e shkruar gjatë Epokës së Artë Islamike.
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.
Ky është numri i dytë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.
Ky është numri i tretë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.
Çdo natë, arushi Leo fle në dhomën e prindërve. Një herë sepse i trembet pickimit të mushkonjave, një herë sepse ka vapë ose ka shumë etje... justifikimet ndryshojnë vazhdimisht, sepse ai ka shume dëshirë të flejë i kruspullosur midis gëzofit të butë e të ngrohtë të prindërve të tij. Por, Nata e Madhe e dimërimit po afron dhe Leoja duhet të mësohet...
Djaloshi çapkën, Tom Sojer dhe miku i tij Hak Fini rikthehen me aventurat e tyre në brigjet e Misisipit.
I fuqishëm dhe i egër si një tigër, Sadokani dhe aventurat e tij në detet e Malajzisë rikthehen në këtë ritregim të ri.
Thesari i kapitenit Flint, piratit më gjakatar të të gjitha kohërave, ka qëndruar i fshehur në një ishull të largët.
Lemuel Guliveri dhe udhëtimet e tij plot të papritura rikthehen të treguara për lexuesit e vegjël. Guliveri, mjek anijeje, niset për një udhëtim në inditë lindore, por rastësia e bën të përjetojë Aventura të mëdha në tokën e Lliputëve dhe në mbretërinë e Bordbingnagut.
Ndiqni Dorotin dhe qenin e saj Toto në aventurën e tyre në mbretërinë e Ozit.