Përrallat e Krishtlindjeve Shiko më të madhe

Perrallat e Krishtlindjeve

Maria Mañeru BOT0073

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër përmban 41 përralla fantastike dhe 7 aktivitete argëtuese për vogëlushët në këtë prag festash

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001795

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Gjatë Krishtlindjeve kalojmë ditë të mbushura me vizita e takime familjare dhe që të gjithë ndihemi të mbushur me ndjenja të bukura. Prindërve u kujtohet iluzioni dhe gëzimi që kanë përjetuar gjatë atyre Krishtlindjeve të dikurshme kur ishin fëmijë dhe duan që ato iluzione të ringjallen tek më të vegjlit e shtëpisë.

Prandaj, ky është çasti më i mirë për t'i ushqyer fëmijët me vlerat botërore të mirësisë, bujarisë dhe frymës së Krishtlindjeve, dhe ne kemi zgjedhur ta bëjmë këtë përmes përrallave, gjatë kënaqësisë së atij çasti intim mes prindërve dhe fëmijëve, çast aq i largët nga zhurma e qendrave tregtare të shoqërisë së konsumit.

Me këtë përzgjedhje përrallash, ofrojmë një çast meditimi për fëmijët mbi çështje aq të rëndësishme siç janë tradita, dashuria familjare, puna në ekip, solidariteti dhe optimizmi, madje pa e vënë re ata vetë, meqenëse e maskojmë këtë mësim thelbësor duke ia lënë në dorë personazheve kaq të veçantë si puna e një deveje të ngathët, ca Mbretërve Magjistarë përgjues, një engjëllushi shumë çapkën apo një ketrushi ngjyrë vjollcë të pazakontë. Xhuxhë, dragonj, njerëz prej bore që janë të gjallë, bredha magjikë që bëjnë bohçe prej ari dhe deri tek një Kësulëkuqe, e cila rrëfen një histori shumë të ndryshme, janë një kornizë e këndshme për t'iu kujtuar fëmijëve se përse Krishtlindjet janë kaq të veçanta dhe të pushtohen nga mrekullia, dashuria dhe shpresa, duke mbrujtur një qëndrueshmëri emocionale dhe shoqërore në brezat e rinj të lexuesve.

Të dhëna

Faqe92
ISBN9789928001795
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Karabolli