A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?
Këta libra çelin gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan,...
“Mio, i vogli Mio” është një ndër veprat më të njohura të Astrid Lindgrenit, është romani i dytë që Botimet IDK po sjellin në gjuhën shqipe pas romanit ‘Ronja vajza e kaçakut’, prej të cilit vitet e fundit është bërë dhe një film vizatimor.
Charles Dickens, një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë botërore, lindi në Portsmuth në vitin 1812. Ndër kryeveprat e tij po shënojmë: Klubi Pikuik (1836), Oliver Tuist (1838), Kënga e Krishtlindjeve (1843), Doriti i vogël (1857) etj.
Ritregimi i kryeveprës së Servantesit Don Kishoti i Mançës", nuk është një shkurtim mekanik; kjo punë ka në vetvete elementë të vërtetë krijues dhe kjo është një nga meritat themelore të Odhise Grillos." Prof. Jorgo Bulo "Odhise Grillo ka bërë një ndërmarrje të guximshme dhe plot vlera... Autori, siç do të shprehej Noli, "është rrokur me romanin dhe pas...
Kjo është një përshtatje për fëmijë e veprës Eneida e Virgjilit, duke ruajtur autenticitetin e veprës dhe lehtësuar komunikimin e tekstit me lexuesit e vegjël
Pesë fëmijët dhe Xhuxhi i Rërës i autores klasike për fëmijë, Edith Nesbit, i fut fëmijët në një botë magjie, aventurash dhe të papriturash. Pesë fëmijë të një familjeje shkojnë me pushime jashtë Londrës, dhe aty gjejnë një xhuxh rëre që u plotëson çdo ditë nga një dëshirë, por dëshirat zgjasin deri në perëndim të diellit
Autorja e serisë “Ditaret e peshkopes” vjen me një tjetër libër të dashur për lexuesit e vegjël: Jeta e Maks Çapkënit në shkollë dhe sherret me Dagun, i cili do ta kyçë heroin tonë në një dollap. Po çfarë ndodh? Pse Maksin e quajnë çapkën?
Fëmijët mendojnë se ata nuk do bëheshin ndonjëherë ministra, udhëtarë ose shkrimtarë; kjo është e gabuar. Të rriturit nuk do të duhej ta lexonin librin tim, sepse aty ka kapituj të papërshtatshëm për ta dhe ata nuk do t'i kuptojnë e për këtë arsye do të tallen. Por nëse ata duan ta lexojnë patjetër le ta provojnë. Pa dyshim që ne s'mund t'i ndalojmë të...
Kur biznesi i babait të tyre falimenton, gjashtë fëmijët vendosin të ringrenë pasurinë e familjes. Por pavarësisht ideve të shumta për ta realizuar një gjë të tillë, përpjekjet e tyre më shumë i çojnë drejt telasheve sesa përfitimeve.
Ky libër ka qenë i dashur për lexuesin e vogël në shekullin e XIX, duke u shndërruar njëherësh edhe në një model për secilin prej tyre, duke nisur që nga pamja, veshja, interesat dhe bota e personazhit të quajtur Cedric Errol
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Emilia e Hënës së Re e pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbetur jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banojë tek tezja e saj.
Aventura të reja e presin Ana Shirlin, ndërkohë që po bën gati valixhet për t'u larguar nga Ejvonli, duke u ndarë nga fëmijëria e saj, që të nisë studimet në kolegjin e Redmondit.
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Gejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty.Romani "Ana flokëkuqja" është një nga më të paharrueshmit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit në të gjithë letërsinë botërore.
Në xhunglën e Indisë Jugore, diku pranë Sionit, tufa e ujqërve kishte edhe një pjesëtar të ri, por ky nuk ishte ujk, si të tjerët, ky ishte MOG LI, - bir i njeriut – por që nuk dinte asgjë rreth botës së njerëzve.
Nje Familje shpeton gjalle nga shkaterrimi i anijes ne nje stuhi te tmerrshme. Ata jane familja Robinson. Mendjeprehtesia dhe harmonia e kesaj familjeje e kane bere kete roman nje nga librat qe u ka rezistuar koherave, duke mbetur nje nga rrefimet klasike qe pelqehet nga te gjithe lexuesit.
“Hajdi” është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë; ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta.
Një libër argëtues për vogëlushët, ku jeta, vlerat dhe veset, flasin përmes botës së kafshëve. Ky libër është fillimi I një serie që do të bëhen shumë të dashura për lexuesit e vegjël
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe...
Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. “Nikolasi i vogël” është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet...