Eksperimente për Fëmijë nga Elisa Memushaj është një libër edukativ dhe argëtues, i krijuar për të nxitur kureshtjen shkencore te fëmijët mbi 7 vjeç. Libri përmban eksperimente të thjeshta dhe të sigurta, të cilat mund të realizohen në shtëpi ose në shkollë, duke përdorur materiale të përditshme.
Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç janë personazhet e këtyre fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbathi prej kthetrave të ujkut... Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e ty!
Mirë t'i bëhet edhe erës që desh të matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që, jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t'i bëhet edhe asaj!
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe! Dhe kur ca grykës si ujku, dhelpra dhe luani kanë një uri prej bishe, kushedi ç’kurthe e ç’gracka sajojnë për të mbushur barkun!
“Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo ipakuptuar…Si dhe për çdo prind që ka dashur ta kuptojë, por nuk ka ditur sesi.
Aventura të mëdha në detra të hapur!
Kiti mezi pret të vizitojë muzeun dhe ta shohë me sytë e saj statujën e çmuar të Tigrit të Artë. Legjenda thotë se kush e zotëron statujën, mund të bëjë realitet dëshirën më të madhe që ka.
Kiti, Xhenxhefili dhe Zanëza zbulojnë një kopsht sekret mbi çatitë e shtëpive. Është një vend i mrekullueshëm, plot me bimë ekzotike dhe zbukurime magjepsëse.
Kiti, Xhenxhefili dhe Zanëza zbulojnë një kopsht sekret mbi çatitë e shtëpive. Është një vend i mrekullueshëm, plot me bimë ekzotike dhe zbukurime magjepsëse.
BESTSELLER I SUNDAY TIMESTë përhumbur në fllotat e mjegullës, dy miq të mirë bien të flenë nën yjet vezulluese. Kur zgjohen, ka ardhur pranvera dhe ndërsa ulen e soditin lindjen e ngrohtë të diellit, u bie ndër mend se një tjetër aventurë e mrekullueshme po i pret...
E kishte vendosur. Do të bënte diçka për të fituar para. Në fillim, do të blinte syzet e gjyshit. Pastaj, me çfarë t’i mbeteshin, një libër... një të vogël, të hollë, me përralla. Më vonë, një tjetër, më të madh. Dhe më pas një tjetër. Një botë e tërë përrallash që rritej dalëngadalë; donte të ngrinte një bibliotekë vetëm për vete.
Aria, si shumë fëmijë të tjerë, e do pafund detin, por nuk e ka parë kurrë. Teksa sodit detin e pikturuar në murin e dhomës së saj, ajo pret me padurim ardhjen e Bikës, vullnetares në shtëpinë e kujdesit, e cila i ka premtuar t’ia bëjë realitet ëndrrën: “Pushime në det me Bikën dhe familjen e saj”.
“Këpucët prej rëre” është një pjesë teatrale për fëmijë, shkruar nga Suzanne Lebeau. Eliza dhe Leoja, motër e vëlla, janë strukur në strehën e tyre të vogël, sepse kanë frikë nga bota jashtë, e cila është e madhe dhe e panjohur dhe u ngjall më shumë frikë sesa kureshtje. Por gjithçka ndryshon kur një palë këpucë të mërzitura, që nuk rrinë dot mbyllur,...
Kozeta është vajza e pafajshme e Fantinës, një nëne të varfër që sakrifikon gjithçka për të. Një pjesë të fëmijërisë, Kozeta e kalon në familjen Tenardje, të cilët e shfrytëzojnë dhe e detyrojnë të punojë për ta. Pas vdekjes së nënës, vajzën e vogël e shpëton Zhan Valzhani, që vjen ta marrë dhe ta çojë në Paris
"Këndomë, o zanë, të urtin burrë që u end për sa vjet poshtë e lart pa plang, shtëpi, si shtroi përdhè të shenjtat ledhe t’Trojës..."
Thelbi është i padukshëm për syrin.Kush nuk i ka dëgjuar fjalët e njohura të dhelprës në librin “Princi i vogël”, kryevepra e Antoine de Saint-Exupéry, që e duan shumë edhe të rriturit?
Libri përfshin edhe lojëra dhe aktivitete argëtuese që ndihmojnë në përforcimin e kuptimit të tekstit. Një klasik i letërsisë për fëmijë, me ilustrime të mrekullueshme, që do t’i bëjë për vete të gjithë fëmijët.
Ana Frank lindi në Frankfurt, në vitin 1929. Tri vite më vonë, familjes së saj iu desh të emigronte në Vendet e Ulëta, për shkak të terrorit nazist. Në ditarin e saj ajo shkroi për gjithçka kaloi e jetoi në shtëpinë ku u fsheh së bashku me familjen e saj dhe njerëz të tjerë, për t’i shpëtuar persekutimit gjerman ndaj hebrenjve.
Read David Walliams’ bestselling children’s book, Bad Dad, a fast and furious adventure for boys and girls aged 7–12. Beautifully illustrated by artistic genius Tony Ross.
"Një Mik për Pushime 3" është një libër pune dhe leximi veror shumë i njohur për nxënësit, i cili shërben si shoqërues në përsëritjen e njohurive dhe argëtimin e fëmijëve gjatë pushimeve verore.
Qyteti i Romeës u krijua në vitin 753 para Krishtit, buzë lumit Tiber.
Qytetërimi grek është më i lashti në Europë. Në ato vise të lagura nga Mesdheu banonin shumë popuj që flisnin të njëjtën gjuhë dhe krijuan kultura të pasura, ndonëse luftonin pa pushim. Në Athinë e donin muzikën, poezinë, sportin, teatrin, dhe ka pasur filozofë e matematikanë të mëdhenj.
“Miqësia është një nga gjërat më të bukura në jetë, së bashku me breshkat, filmat, detin dhe atletet…” Pranvera sjell për Lukrecian plot gjëra të reja, edhe pse thellë brenda vetes ...
Jo vetëm që kisha lundruar në një varkë me vela, por edhe isha rritur dhe po fluturoja me mendje në një të ardhme të pamat, si deti.”Jeta e Lukrecias është e mbushur me ndodhi si ...
“Nuk e di çfarë do të bëjmë, as çfarë na pret në këtë udhëtim, por di se me familjen time do të shkoja edhe në fund të botës!” Më në fund, periudhë pushimesh! Vera duket se do ...