Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese Dudaj

Shtëpia Botuese “Dudaj” u themelua më 25 janar 2001. Serioziteti në botime dhe përzgjedhja e kujdesshme e titujve, duke qenë në më të shumtën e herëve në bashkëkohësi edhe me botimet nëpër botë, bëri që ajo shume shpejt të dallohej dhe të renditej ndër shtëpitë botuese më prestigjioze shqiptare. Stafi i botimeve “Dudaj”, i përbërë nga profesionistë dhe përpiqet t’i sjellë lexuesit veprat më të rëndësishme botërore, ku përveç përkthimeve cilësore

për faqe
Shfaq 513 - 544 nga 649 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Libri trajton në trajtë konceptuale dhe konceptuale, teorike dhe praktike problemet që kanë të bëjnë me dimensionin e ri të shoqërisë civile dhe rolin e saj të rëndësishëm në periudhën e kalimit nga shoqëria totalitare në atë demokratike.  Nevoja e konceptimit të drejtë nga qytetarët, politikanët, media, nxënësit dhe studentët e shtyu autorin në një...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Një vepër madhore: jo vetëm që është një përpjekje e shkëlqyer dhe e suksesshme për të vendosur rend intelektual në kaosin e shekullit të njëzetenjëtë, por është një kujtesë e fuqishme se e ardhmja e Europës varet nga mënyra se si e ndërtojnë atë liderët e saj; asgjë nuk është e paracaktuar.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së Dr. Brian Weiss.

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    300 Lekë Nuk është në stok

    Një histori në qendrën e misterit të jetës së gjithësecilit- në kërkim të thirrjes së brendshme- Shpirti i botës- hedh një vështrim në jetët e shkuara, duke vërtetuar me një sërë shembujsh një rrugë radikale, shpesh mbresëlënëse dhe shumë të aksesueshme drejt realizmit. Hillman i inkurajon lexuesit të zbulojnë shenjat që secili nga ne ka në jetën e tij,...

    300 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok

    Një përshkrim i detajuar i Shqipërisë nga Diktatura në Demokraci, ku përmes dokumentesh, arkivave të deklasifikuara dhe dëshmive personale autori trajton në mënyrë origjinale, pa pasion, raportet mes Tiranës dhe Uashingtonit. Kush do të kuptojë përmasën reale të legjitimitetit të elitës politike shqiptare dhe sjelljen ndaj fuqive të mëdha, duhet ta lexojë...

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky libër përmban shkrime të përzgjedhura plot sqimë nga gazetarja Valbona Sulçe, me një këndvështrim origjinal, qasje antikonfirmiste dhe qytetare për fenomentet e jetës së përditshme në Shqipëri.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Nuk është në stok

    Shqiptarët janë populli më i madh me shumicë myslimane i Europës. Sot ata shtrojnë pyetjen se kujt i përkasin: botës islame apo Europës së krishterë? Çështja shqiptare, veçanërisht e ardhmja e Kosovës, ka vënë në punë edhe politikën europiane. Ky libër paraqet historinë e pasur dhe me ndryshime të shpeshta të shqiptarëve në Europën Juglindore nga...

    900 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Në këtë libër përmblidhen leksionet rreth teorive kryesore të shekullit të XX, duke filluar nga teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit që tronditi botën asokohe dhe deri tek çështjet e hapura që kanë të bëjnë me arkitekturën e kozmosit, grimcat elementare, gravitetin kuantik, natyrën e kohës dhe të mendjes.”

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Një vend sa i vërtetë po aq edhe mitik, që Vargas Llosa evokon përmes mjeteve që ia jep mitologjia popullore e përmes personazheve të tij: don Anselmos, Garcias, doktor Zevallosit, Santera Domitillas. Sipas kritikes, Mario Vargas Llosa do të mbetej i pavdekshëm, qoftë edhe sikur të kishte shkruar vetëm romanin Shtëpia e Gjelbër

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok

    "Shtëpia e shpirtrave", është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësish-me dhe ekstravagante.

    1 400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    “Shtyllat e Tokës” rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota... historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet... atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë... dhe historinë e luftës...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Një nga librat me këshillat më të vyera apo me çelësat më të çmuar për të lexuarin është Si dhe përse të lexojmë nga Harold Bloom, një libër i jashtëzakonshëm që të shpjegon se cilët dhe pse janë librat që njeriu duhet të lexojë. Pastaj sa i përket letërsisë bashkëkohore, para se të blihet një libër, duhet parë autori dhe pastaj përkthyesi. Një përkthim...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Paolo Giordani, me profesion fizikant, autor i disa romaneve te njohur ne Itali, ka bere nje reflektim per situaten e pandemise ne te cilen po kalojme keto momente. Menyra sesi e ka pershkruar situaten dhe sjelljen e qenies njerezore ka befasuar me miliona lexues. Ky botim i sapobotuar ne Itali vjen i perkthyer dhe botuar ne te njejten kohe edhe ne Shqiperi

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Nga katër franceze të mahnitshme – më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Të gjithë ne mësojmë të hulumtojmë ndërsa i hyjmë praktikisht punës kërkimore, por një përgatitje e papërshtatshme mund të na humbasë shumë kohë e përpjekje dhe mund të na presë krahët. Ky libër i pajis hulumtuesit fillestarë me mjetet e nevojshme për të fituar shprehi të mira kërkimore dhe për të shmangur mjaft kurthe dhe prova të rreme që të hanë kohën.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok

    Pas dukurisë globale Kodi i Da Vinçit, Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është sot shkrimtari më i lexuar në botë. Simboli i humbur është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që...

    1 300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Një Roman i bukur - si një palë këpucë firmato dhe epshndjellëse, si një butik i famshëm ku klienti ka gjithmonë të drejtë.

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Ky punim sjell një mesazh shprese. Faktikisht, falë kujdesit të duhur të ofruar nga struktura dhe terapistë të specializuar, çrregullimi i personalitetit personit borderline mund të shërohet, me kushtin e vetëm që të arrihet të thuret dhe të zhvillohet rreth individit që vuan një aureolë dashamirësie dhe dashurie, ku të afërmit e tij, të informuar dhe të...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Nuk është në stok

    “Në vazhdën e jetëshkrimeve dhe monografive të shumta kushtuar Gjergj Kastriotit, “Skënderbeu” i Schmittit është portreti më i plotë, i ndërtuar me mjetet e historiografisë moderne, me një depërtim të pazakontë në shoqërinë, në protagonistin dhe personazhet kryesore rreth Aleksandrit të ri. Për herë të parë në gjuhën shqipe, me mjetet e thjeshta të...

    1 500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    750 Lekë Nuk është në stok

    Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.

    750 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    850 Lekë Në stok

    Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale...

    850 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    850 Lekë Në stok

    Chère madam De Laduset, ma chère Charlotte! Ju lutem, mos më gjykoni tani, jo tani me sedrën tuaj të lënduar! Lëreni kohën të rrjedhë dhe ndoshta, ndonjëherë, me shpirt të lehtësuar do të ndieni pak keqardhje për mua.

    850 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Një histori e parezistueshme, herë komike dhe herë prekëse, që përzien lehtësinë dhe thellësinë, hijeshinë dhe butësinë, duke zbuluar marrëdhënien tonë me dhembjen, që pastaj është marrëdhënia jonë me veten.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    300 Lekë Në stok

    Ky libër flet për varfërinë, paranë dhe dashurinë që një student shqiptar gjen tek gruaja e një burri të pushtetshëm.

    300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok

    Personazhet e romanit, Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e...

    1 400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    950 Lekë Në stok

    Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy personezhet kryesore, të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e të fortë.

    950 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Në stok

    Portreti intim dhe mresëlënës i zonjës së parë të SHBA-ve e cila ka frymëzuar botën

    1 800 Lekë
    Në stok
Shfaq 513 - 544 nga 649 libra