Shpirti Shiko më të madhe

Shpirti

Brian L.Weiss BD0314

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së Dr. Brian Weiss.

Më shumë detaje

424 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301973

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së Dr. Brian Weiss. Një histori plot mister e të panjohura të aq shumë përfolur të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen. Si një psikoterapist tradicional, Dr. Brian Weiss mbeti i habitur dhe gjithashtu skeptik, teksa njëra nga pacientet e tij nisi të kujtojë trauma jetësh të shkuara që dukej se mbartnin çelësin e maktheve të saj të vazhdueshme dhe ataket e panikut. Skepticizmi i tij u davarit befas kur ajo nisi të përcjellë mesazhe nga "hapësira midis jetëve", të cilat përmbanin të vërteta për familjen dhe djalin e vdekur të Dr. Weiss. E duke përdorur terapinë për jetët e shkuara, ai pati mundësinë të kuronte pacienten e të niste eksplorimin e një tjetër faze kuptimplote të karrierës së tij."Ky është rrëfimi thellësisht tronditës i zgjimit të papritur shpirtëror të një njeriu. Ky libër dukshëm tejet kurajoz i hapi shtegun një martese mes shkencës dhe metafizikës. Një lexim shumë i dobishëm për një botë të uritur në kërkim të shpirtit." Jeanne Avery, autor i "Astrologjia dhe jetët e tua të shkuara". "Një histori reale që thekson efektivitetin e terapisë së jetëve të shkuara. Ky libër do të hapë shumë dyer pë rata që nuk e kanë konsideruar kurrë ekzistencën e teorisë së rimishërimit." Richard Sutphen, autori i "Jetë të shkuara, dashuritë e së ardhmes" dhe "Ju rilindët sërish për të qenë së bashku".

Të dhëna

Faqe200
ISBN9789994301973
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTimo Flloko