Cmim i reduktuar! Simboli i Humbur Shiko më të madhe

Simboli i Humbur

Dan Brown BD0168

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas dukurisë globale Kodi i Da Vinçit, Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është sot shkrimtari më i lexuar në botë. Simboli i humbur është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot.

Më shumë detaje

883 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301478

1 040 Lekë

-20%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C., Simboli i humbur zhvillohet me shpejtësi në një mjedis befasues dhe shkon drejt një përfundimi të papërfytyrueshëm. Rrëfimi nis me simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr një ftesë të papritur për të dhënë një leksion në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

Por, pak minuta pas mbërritjes së tij, nata merr një kthesë të çuditshme. Një objekt shqetësues i koduar mjeshtërisht me pesë simbole zbulohet në ndërtesën e Kapitolit. Langdoni e njeh objektin si një ftesë antike që synon ta çojë marrësin e saj në një botë të urtësisë ezoterike, të humbur kohë më parë. Kur mentori i dashur i Langdonit, Piter Solomoni një mason e filantrop i mirënjohur rrëmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresë për ta shpëtuar atë është ta pranojë ftesën mistike dhe të shkojë kudo që ta shpjerë ajo.

Në çast, Langdoni gjendet i zhytur në një botë të fshehtë të sekreteve masone, të historisë së panjohur e të vendeve të papara ndonjëherë dhe të gjitha ato duket se e tërheqin drejt një të vërtete të vetme, të pabesueshme. Siç e zbuloi bota te Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe djaj, romanet e Dan Brown-it janë tablo të shkëlqyera të historive të fshehta, të simboleve të mistershme dhe të kodeve enigmatike.

Në këtë roman të ri, ai përsëri i sfidon lexuesit me një rrëfim të zgjuar e me ritëm marramendës, që paraqet befasi në çdo kthesë. Simboli i humbur është pikërisht ajo çka kishin pritur admiruesit e Brown-it romani i tij më drithërues deri tani.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe624
ISBN9789994301478
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiTaqo Trajçe