Shtëpia Botuese “Plejad” është krijuar në vitin 1997 nga botuesi dhe gazetari Ndriçim Kulla. Në fondin e vet prej qindra titujve gjenden kolana e mendimit shqiptar, seria e veprave të At Zef Valentinit, përkthime nga mendimi filozofik botëror dhe vepra të fondit të artë të albanologjisë
Spiuni nuk duhet të ndodhet në qendër të ngjarjeve politike dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë në aventura, të rrezikojë vazhdimisht jetën e tij.
Historia e filozofisë është interpretimi i mendimit filozofik i mbështetur mbi përmbajtjet dhe format e vërtetësisë historike dhe të dialogut, një udhëtim i cili do të shprehë një Gadamer dëshmitar dhe interpret ‘në dialog’ me traditën.
Ky libër sjell historinë e grekëve të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Ky libër sjell historinë e mesjetës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Ky libër sjell historinë e Romës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Ky libër shënon një prej burimeve më të rëndësishme historike për personalitetet dhe epokën në të cilën jetoi Plutarku. Aftësia dhe mjeshtria e tij janë të njohura edhe sot botërisht në mënyrën sesi bëhet jetëshkrimi, duke u shndërruar në këtë mënyrë biografi i parë modern i shumë personaliteteve të shquara
Libër me esse ,vizione dhe poemika, ku edhe pse shumica e këtyre pjesëve janë botuar në shtypin e ditës për shkak të aktualitetit që mbartin, ato duket sikur ishin konceptuar në tërësinë e tyre për një libër.
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Kur Hipokrati filloi të studionte të fshehtat e natyrës, u duk sikur u ndez një pishtar në mes të errësirës.
Një libër që përmbledh leksionet më të rëndësishme mbi disa prej temave më kyçe që sociologu i madh francez, njëri nga etërit e sociologjisë moderne ka trajtuar në veprat e tij më madhore.
Letrat kishin një rëndësi themelore në botët e hershme moderne. Në çdo situatë ku komunikimi gojor ballë për ballë ishte i pamundur, letrat bëheshin kanali përmes të cilit shkëmbeheshin lajmet, përcilleshin urdhrat, transmetoheshin planet dhe kryheshin shkëmbime tregtare.
Ky libër mbetet me vlera të jashtëzakonshme për historiografinë shqiptare dhe botërore. Emri i madh i Macmillan shfaqet edhe në prognozat që dha për çështjen shqiptare pas Luftës së Parë Botërore: Ja se çfarë shkruante: “Pjesa e problemit ishte shqiptarët, të cilët mjaft mirë mund të kishin origjiinën nga banorët zanafillorë të Ballkanit, ishin përzier me...