Një bisedë në mes të autorit dhe të bijës nëntë vjeçare, e cila zgjat në kohë, që ofron ide dhe mendime të çmuara për çështje të ndryshme në lidhje me ndjenjën e dashurisë, nëpërmjet së cilës ofrohet një portret i çiftit sot.
Udhëzuesi i ri më i shitur për zgjidhjen e problemeve, të vogla e të mëdha, të rëndomta e të jashtëzakonshme, me të cilat përballen ë gjitha familjet, herët a vonë.Ky libër i shumëpritur ofron mësime të çmuara për krijimin dhe ruajtjen e një kulture të fortë familjare, në këtë botë të trazuar.
VRAPO, KËRCE, RRËSHQIT, KACAVIRRU, FSHIHU, ZBULO, SHPIK, NDËRTO, MENDO, SHKRUAJ, ËNDËRRO... - NJË UDHËZUES PËR 50 AVENTURA. 50 misione vetëm për guximtarët e vërtetë. Je gati ta pranosh sfidën?
Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri "A më shikoni mua?"'është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës I saj me autoren e famshme Rebecca Westcott. Ky libër do t'jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.
Një manual vjen falë përvojës dhjetëra vjeçare të kërkimeve dhe studimeve nga Dr. Polikron Çelës, personalitet i padiskutueshëm në fushën e pediatrisë dhe në edukimin e fëmijëve. Ky është libri që iu ka munguar deri më sot nënave të reja. Njohuritë që do të merrni përmes këtij libri do t’ua bëjnë më të lumtur prindërimin
Librin e shumëpritur nga mamat e fëmijëve 2 deri 5 vjeç i autores amerikane Emily Winfield Martin kryeson sot listën e librave më të shitur dhe më të vlerësuar në botë.
Një libër për raportet e sotme prindër-fëmijë, që u drejtohet prindërve të zakonshëm, të cilët brenda familjeve të zakonshme rrisin fëmijë të zakonshëm. Një letër në mirëbesim drejtuar prindërve që mendojnë.
Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.
Ky libër është një guidë e shkëlqyer prindërimi për marrëdhëniet mes mamit dhe vajzës, i përgatitur nga nënë e bijë, Meredith dhe Sofie Jacobs. Prandaj shërben edhe si një ditar pa stres, pa rregulla për vajzat dhe nënat e tyre.
Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?
Këshilla nga ekspertët e 'Practical Parenting', të cilave mund ti besoni plotësisht. Përgjigje të qindra pyetjeve, duke filluar nga shëndeti, të nxënët, zhvillimi dhe sjellja. Zgjidhje të suksesshme të problemeve të zakonshme, si përshembull, përgjumja e foshnjes, mësimi me oturakun dhe kalimi i krizave të inatit.
A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t’ju thënë: Kjo është gënjeshtër!
Përse disa njerëz kanë më tepër sukses se të tjerët? Këto dhe shumë pyetje të tjera i gjeni tek: “Sekretet e suksesit” i cili shpjegon se ç’të përbashkëta kanë Beatles-at me Bill Gates-in, suksesin e jashtëzakonshëm të aziatikëve në matematikë, përparësitë e fshehura të yjeve të atletikës, përse avokatët më të mirë të Nju-Jorkut kanë të gjithë të njëjtën...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Si ta gjeni mashkullin e vërtetë dhe t’i shmangeni jo të vërtetit...
Një udhëzues praktik drejt lirisë personale. Mbi shtatë vite në listën bestseller të “New York Times”! Mbi 6 milionë kopje të shitura në SHBA. Përkthyer në mbi 40 gjuhë
Dashurologjia dhe Shkolla e Jetës janë librat bestseller, të autorit të njohur kroat Bruno Shimlesha, i cili është një njeri shumëdimensional, njëlloj siç edhe letërsia e tij është poliedrike dhe e shumanshme.
Ky libër do t’ju ndihmojë që vërtet të “shkolloheni” në shumë aspekte nga më të çmuarit në rrugëtimin tuaj jetësor, duke u lartësuar më tej në botëkuptimin tuaj, duke u dëlirësuar e shkathtësuar në hapat tuaj.
Ky është një libër mbi mënyrën sesi djemtë shprehen apo nuk shprehen me fjalë; si e shprehin apo jo zemërimin. Në thelb, është një libër për marrëdhëniet baba-bir.
Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?
Nëse planifikoni zgjerimin e familjes, duhet ta lexoni PATJETER këtë libër. Mos e leni të ardhmen e bebes tuaj në duar të rastësisë.
Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këna na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.
Seria “Seksi për të rinjtë” i ndihmon adoleshentët të qartësojnë dyshimet e mëdha që mund t’u lindin në këtë etapë. Si mund të flas për seksin me prindërit e mi? Ç’të bëj që t’i pëlqej personit tjetër? Ç’rroba duhet të vesh?, etj..
Me këtë libër autorja ofron një treguez të mirë entuziazmi filozofik, i cili i zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më të mira të traditës pitagoriane dhe sokratike. Filozofia tek ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur vetveten, për ta përmirësuar atë dhe për t’u harmonizuar me ligjet më të thella të universit
Botimi i parë i këtij libri ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, duke e përdorur dhe lexuar shumë. Nëna djemsh gjithandej i kanë cytur burrat e tyre, duke u thënë: Dëgjo pak këtu, se çthotë...!.
Ky liber analizon vetevleresimin e femijeve te kesaj moshe dhe i sugjeron prinderve sjellje pedagogjike per ta ndihmuar kete zhvillim.
Një libërth i mrekullueshëm, i frymëzuar nga përkushtimi, ngrohtësia dhe dashuria e pakufi e nënës për fëmijën e saj. Përfshihuni edhe ju në botën e dashurisë së nënës, që na kallëzon ky libër magjepsës i cili nuk njeh moshë dhe kohë!
"Vepro si grua, Mendo si burrë" botimi i Stiv Harvei korri sukese në shumë vende të botës, aq sa regjizorët nuk hezituan për ta bërë pjesë të kinomatografisë. Botimi tashmë vjen në shqip ku burrat flasin dhe të drejtojnë për të dashurat, përshkruajnë intimitetin me to dhe premtimet.
Ky Libra të mëson se si të komunikosh me pjesëtarët e familjes tënde dhe të zgjidhësh situatat e grindjeve kur ndodhin. Përvetësimi i këtyre këshillave ju hap derën për më shumë kënaqësi dhe humor me njerëzit e zemrës, me të cilët jetoni.