Chimamanda Ngozi Adichie PE0653
Libër i ri
Një histori e fuqishme dhe e dhembshme mbi imigracionin, identitetin dhe racën. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, 2013. “Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review. Fituese e The Chicago Tribune Heartland Prize for Fiction, 2013 Fituese e fushatës “Një libër, një New York”, 2017
3 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928371614 | |
Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar. Për Ifemelun është e domosdoshme të ikë nga vendi i saj i varfër dhe asfiksues. E bukur e plot vetëbesim, ajo arrin të shkëlqejë në studimet universitare, por për herë të parë ndeshet me paragjykimet dhe racizmin amerikan. I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta.
Megjithëse arrin të krijojë një jetë profesionalisht të suksesshme dhe të ketë një lidhje dashurie që s’ka të sharë, sërish brenda Ifemelut ngjallet pakënaqësia: ajo ndihet e huaj në jetën amerikane, nuk arrin të hedhë rrënjë dhe nuk gjen paqe. Vendos të kthehet në atdhe, por atdheu ka ndryshuar. E huaj në tokën e huaj dhe e huaj në vendin e saj, ajo tashmë është “Amerikane”.
Një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi migracionin dhe identitetin.
Kritika
Pjesërisht histori dashurie, pjesërisht kritikë shoqërore, ky është një nga librat më të mirë që do të lexoni. Personazhet e tij janë përvijuar me shumë hollësi. Kur subjekti bëhet shumë i njohur – rreziqet e emigracionit, vështirësitë e të qenit i huaj në një tokë të re. Adichie gërmon edhe më thellë, duke gjetur mënyrën për të na i dhënë këto probleme në këndvështrime të reja.
Los Angeles Times
Jashtëzakonisht i mprehtë dhe tepër empatik... një roman që na vë pa frikë përpara syve realitetet tronditëse të kohës që jetojmë. Një analizë e përkryer e përvojës universale njerëzore.
The New York Times Book Review
Në dukje është një histori dashurie – historia e dy të dashuruarve qysh në fëmijëri, por që marrin rrugë të ndryshme kur rriten – por është edhe një analizë brilante e qëndrimeve moderne ndaj racës, që përfshin tre kontinente dhe prek problemet e identitetit, të humbjes dhe vetmisë.
The Guardian
“Amerikania” është një satirë shoqërore, e maskuar si komedi romantike. Ajo cyt dhe shpotit, por me dashuri.
The Washington Post
Ambicioz dhe i shkruar në mënyrë të shkëlqyer, “Amerikania” trajton temat e racës, identitetit, marrëdhënieve të dashurisë, komunitetet, politikën, privilegjet, gjuhën, flokët, etnocentrizmin, imigracionin, intimitetin, tëhuajzimin, blogjet, librat dhe Barak Obamën. Mbulon tre kontinente, rrok dekada, hov hareshëm nga kapitulli në kapitull, në qytete të ndryshme dhe në jetë të tjera.
Chicago Tribune
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 526 |
| ISBN | 9789928371614 |
| Titulli origjinal | Americanah |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Alina Karaulli |
| Roman | Drame & tragjedi |
Një roman për referim. Adichie i sjell historisë informacion, dhembshuri të dukshme dhe një arsye të qartë për të kujtuar. Gardian
Nëse je në kërkim të pyetjes se “Çfarë kupton të jesh feminist në ditët tona?”, përgjigjen më të mirë e gjen në këtë libër. I gjithë libri analizon këtë çështje në mënyrë eseistike, duke dalë në konkluzionin që ndarja gjinore ka sjellë pasoja negative si për burrat edhe për gratë....