I ri Macja Shiko më të madhe

Macja

Sidonie – Gabrielle Colette PE0555

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371546

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Aleni, djali i vetëm dhe i përkëdhelur i një familjeje të pasur borgjeze, ka një mace shumë të bukur, Sahën, me të cilën ka një lidhje thuajse në simbiozë.

Ndonëse vendos të martohet me Kamilën, një vajzë të hijshme dhe tepër moderne, Alenin e shqetëson shumë ideja se do të lërë shtëpinë e lindjes e mbi të gjitha macen e tij të adhuruar.

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.

Se çfarë përfaqëson kjo mace, ngrohtësinë e fëmijërisë së humbur përgjithmonë, ëndrrën e një lidhjeje të përsosur për një burrë të brishtë dhe të papërmbushur, apo simbolin, lehtësisht shqetësues, për pamundësinë për të qenë normalë, autorja ia lë lexuesit ta vendosë. Sepse, në të vërtetë, thuajse në çdo shtëpi, endet një mace apo një fantazmë e ngjashme me të.

PERSHTYPJE

Një kryevepër arti, lakonizmi dhe përsosmërie klasike, plot me të vërteta, poezi e mençuri.

Edmond Jaloux (shkrimtar i njohur francez)

Colette di si të shkruajë dhe “Macja” është kryevepra e saj. Ndoshta s’do ta tronditë gjendjen njerëzore, por është një dhuratë e vogël e përkryer, një xhevahir i vogël i letërsisë franceze.

CritiqueLibres

I konsideruar vepra më e plotë në karrierën e saj, subjekti ka gjithçka të një vodëvili: një grua është xheloze për “të dashurën” e të shoqit, një mace.

LesEchos

Colette i bën nderimet “maces së jetës së saj”, shpirtit të saj binjak, duke i kushtuar një libër, në të cilin i jep një personalitet kompleks dhe joshës.

Littérature

Të dhëna

Faqe128
ISBN9789928371546
Titulli origjinalLa Chatte
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdmond Tupja
RomanPsikologjik