Subcategories
Ky libër është bestseller nr. 1 i New York Times në fushën e biznesit, libri numër 1 i botimeve të investimeve më të mirë të Wall Stree Journal, NPR, Audible dhe botimi më i shitur në vitin 2015 në Amazon, platforma më e madhe në botë e librit online. Kur të lexoni historinë e bosit të SpaceX dhe Tesla, çdo lexuesi do t’i velen krahasimet me Stive Jobs....
Libri “Sistemi i suksesit” për një kohë të shkurtër pati shumë lexues në rajone të ndryshme gjuhësore. Vetëm në Gjermani u botua 14 herë. Çfarë e nxiti gjithë këtë interesim? Vetë shkrimtari këtë interesim e shpjegon me rëndësinë e problemit të cilin përpiqet ta ndriçojë. Megjithatë, vetë problemet nuk mjaftojnë ta shpjegojnë suksesin e jashtëzakonshëm të...
“Si të bëhesh profesionisht në shitje” është një udhëzues njohurish dhe aftësish, është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje? Cilat aftësi e veçojnë nga të tjerët shitësit e suksesshëm?...
Ky libër është një manual i shkëlqyer për të kuptuar sjelljen njerëzore, dhe për të kuptuar artin e bindjes. Dr. Robert Caldini e ka sjellë për lexuesit këtë botim pas një përvoje 35 vjeçare kërkimesh dhe studimesh, duke sjellë gjashtë parime universale të mjeshtrisë së bindjes. Si i tillë, ky është manual bazë, me vlera të jashtëzakoshme për ekspertët e...
Menaxheri kampion i burimeve njerëzore, Jack Welch ndan mençurinë e fituar përmes shumë vështirësive gjatë një karriere historike në atë që do të bëhej bibla përfundimtare e biznesit. Libri vjen së shpejti tek lexuesit përmes shtëpisë botuese Minerva. Porosite që tani online tek Bukinist.al
Në Psikologjia e Parasë, autori fitues i disa çmimeve Morgan Housel ndan 19 tregime të shkurtra që eksplorojnë mënyrat e çuditshme që njerëzit mendojnë për paratë dhe ju mëson se si të kuptoni më mirë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës.
"Menaxhimi i Vetvetes" identifikon pyetjet vëzhguese që duhet t'i bëni vetes në menyrë që të fitoni mendjemprehtësinë e duhur për të marrë nën drejtim karrierën tuaj, ndërsa "çfare e bën një Drejtues të Efektshëm" ju paraqet sjelljet kyçe që ju duhen për të udhëhequr. Sëbashku, ato ju prijnë drejt një rruge të ndritur që do t'ju ndihmojë të gdhendni...
Si të mësoni të tërhiqni në anën tuaj pasuri, shëndet, lumturi.
A realizohen ndonjëherë ëndrrat? A ndodh ndonjëherë në jetën reale që një Hirushe të takojë më në fund princin e kaltër, të martohet me të e të jetojnë të lumtur në një kështjellë? Me siguri, miliona gra beqare dhe të martuara, do ta bëjnë këtë pyetje dhe do të interesohen fort për përgjigjen.
Libri revolucionar që do të ndryshojë mënyrën se si bëni biznes: Në këtë bestseller revolucionar, eksperti i novacionit, Clayton M. Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht. Ai jo vetëm e vërteton atë çfarë thotë, por udhëzon të tjerët se...
Ky libër është vijim i vëllimit të parë bestseller absolut “Baba i pasur, baba i varfër”, ku kësaj radhe autorët sjellin këshillat që jep babai i pasur për paranë djalit të tij. Kësaj radhe jepen udhëzime për të arritur lirinë tuaj financiare
Në këtë botim, Ramiti ju mëson si të zgjidhni investimet afatgjata dhe llogaritë e duhura bankare. Me këndvështrimin e tij karakteristik, plotësisht serioz, ai tregon si të shtrydhni çdo përfitim të fshehtë nga karta juaj e kreditit. Si të lani borxhet dhe kreditë studentore. Ju mëson fjalët e sakta si të negocioni për rritje rroge. Si të krijoni një...
Libri më i mirë për financat personale per me shume se dy dekada e gjysem vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Në këtë botim të ri kemi 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë...
Autori dhe mentori i financave personale Robert T. Kiyosaki zhvilloi perspektivën e tij unike përmes pikëpamjeve shumë të ndryshme që sjellin dy baballarët e tij: Babai i biznesit dhe babai i njohurive. Ky tekst parashtron filozofinë e Kiyosaki dhe marrëdhënien e tij me paranë.
Ky është botimi i parë i plotë në gjuhën shqipe, i cili përfshinë të dy pjesët e veprës klasike ‘Tregtari më i madh në botë.’ “‘Tregtari më i madh në botë’ është një nga librat më frymëzues, më ngazëllues dhe më motivues që kam lexuar ndonjëherë. Rrjedhimisht mund ta kuptoj fare mirë përse ky libër është pritur kaq mirë nga lexuesit.”
Një përzierje e kritikës kulturore dhe këshillës për veprim, Puna e thellë do t’ia tregojë rrugën çdokujt që po kërkon suksesin e përqendruar në një botë të shpërqendruar.
NËPËRMJET KETIJ LIBRI mund të mësoni shumë nga mësimet dhe sekretet e zbuluara në intervistat, shkrimet dhe letrat vjetore të Bezos-it si aksionar, të cilat ai i ka hartuar personalisht që nga viti 1997.
Ky libër ka për ta ndryshuar mënyrën si mendoni për karrierën, lumturinë dhe krijimin e kushteve për një jetë madhështore. “Mos u shqetësoni më për çfarë keni ëndje të bëni dhe, përkundrazi, filloni të krijoni diçka kuptimplotë, të cilën pastaj do t’ia jepni botës. Cal ka bërë pikërisht një dhuratë të tillë me këtë libër.”
Për herë të parë vjen në mënyrë të qartë dhe briliante shpjegimi i konceptit mendësi. Profesoresha e Universitetit të Stanfordit, Dr. Carol Dweck në këtë bestseller botëror na jep teknika dhe këshilla sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit për të realizuar të gjithë potencialin që kemi brenda vetes.
Ky libër shpjegon biznesin revolucionar të marketingut në rrjet në kontekstin e asaj që e bën çdo biznes një sukses në çdo situatë ekonomike. Ky libër i jep besueshmëri biznesit të marketingut në shumë nivele dhe justifikon pse është një rrugë ideale për të fituar para.
Libri i Stephen R. Covey "Unë lider" (të njohur edhe si "The 8th Habit: From Effectiveness to Greatness") flet rreth rrugëve për të arritur madhështinë si lider, si individ dhe si organizatë. Ky libër vazhdon nga libri i tij më i njohur "7 Habits of Highly Effective People" (7 zakonet e njerëzve të suksesshëm) dhe shton një zakon të tetë, që ai e quan...
Libri më i kërkuar i vitit nga fusha psikologjike, "Shprehi Atomike" me autor James Clear, erdhi në gjuhën shqipe. Ky libër do t'ju mësojë se si disa ndryshime të vogla, japin rezultate të jashtëzakonshme.
Edhe nje here, Daniel Golemani ka shkruar nje sinteze novatore të gjetjeve me te fundit ne biologjinë dhe shkencen mbi trurin, duke zbuluar se ne "jemi krijuar të lidhur dhe me ndikime çuditërisht te thella ne marredheniet tona në çdo aspekt të jetës
Libri "Mjete dhe armë" i Brad Smith, i cili është presidenti i Microsoft, flet për sfidat dhe mundësitë që rrjedhin nga përdorimi i teknologjisë në botën tonë, duke u përqendruar në aspektet e sigurisë, privatësisë dhe përdorimit etik të teknologjisë.
Një libër me vlera të jashtëzakonshme për të njohur vetveten dhe potencialin brenda teje; një përqasje shpirtërore, e shoqëruar me një përqasje objektive, në rrugëtimin tënd për të qenë i suksesshëm në jetë përmes meditimit, një prej teknikave që garanton përshtatje, qetësi, energji dhe kreativitet të vazhdueshëm....
Një libër i jashtëzakonshëm që çliron një otë plot potencial lumturie dhe arritjesh personale për ju. Përmban grafikun e suksesit që do t’ju shoqërojë në transformimin e jetës tuaj.
Ky libër na ofron rrugën tërheqëse drejt pasurisë: Paranë e përdor mirë vetëm ai që ka mësuar që herët. Nëse doni të pasuroni edukimin tuaj financiar, ky libër është bazë e shëndetshme dhe profesionale. Madje, është i rekomandueshëm edhe për shkollat
Më shumë se çdo gjë tjetër, aftësia juaj për ta menaxhuar kohën, do të përcaktojë edhe sukseset që do të arrini.