David Rubenstein MIN0154
Libër i ri
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | Minerva | |
| ISBN | 9789928265593 | |
“Një libër tejet argëtues që flet për liderë nga profesione dhe pozicione krejt të ndryshme. Dialogët e David Rubenstein-it me individë aq të ndryshëm nga njëri-tjetri si Jeff Bezos dhe Yo-Yo Ma, nxjerrin në pah me mjeshtëri historitë e tyre personale dhe cilësitë që i çuan drejt suksesit. Mbi të gjitha, Rubenstein zbulon veçoritë e lidershipit që të gjithë i kanë të përbashkëta”. Si të udhëheqësh është një libër jashtëzakonisht frymëzues dhe udhëzues”.
—ROBERT M. GATES, sekretar amerikan i mbrojtjes 2006-2011 dhe autor bestseller i New York Times për librin Duty
“Në këto kohë të shpejta e shpeshherë të turbullta, lidershipi i mençur dhe efikas është i domosdoshëm. Libri i David Rubenstein-it paraqet një vështrim tërheqës mbi mënyrën se si bëhen liderët legjendarë. Një libër themelor për liderët e sotëm të cilët duan të përmirësohen, dhe për liderët e ardhshëm që duan të hyjnë në lojë”. —SHERYL SANDBERG, COO e kompanisë Facebook dhe themeluese e LeanIn.Org dhe OptionB.Org.
“Lidershipi nuk është shkencë por art, dhe i mrekullueshmi David Rubenstein ka bashkuar një grup mjeshtërish në këtë libër përfshirës dhe ndriçues. Nga politika te sportet, ky është një libër i paçmueshëm për ato gjëra që kanë më shumë rëndësi”. —JON MEACHAM, autor bestseller i New York Times për librin The Soul of America
“David Rubenstein nxjerr me shkathtësi veçoritë kyçe të lidershipit efikas, duke e kënaqur lexuesin me intervistat e tij të paimitueshme, me shumë nga liderët më të suksesshëm të kombit tonë. Si të udhëheqësh është një përmbledhje tërheqëse bisedash intime e të mahnitshme, të mbushura me mësime të rëndësishme se si të konkurroni dhe lulëzoni në mjediset më kërkuese”.
—SUSAN E. RICE, ish ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara dhe këshilltare për sigurinë kombëtare
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 488 |
| ISBN | 9789928265593 |
| Titulli origjinal | How to lead |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Blendi Lami |
Bashkëthemeluesi i kompanisë The Carlyle Group dhe filantropi atdhetar, David M. Rubenstein, i çon lexuesit në një udhëtim gjithëpërfshirës përgjatë harkut madhështor të historisë amerikane, përmes bisedave informuese historianët tanë më të shquar.