Clayton M. Christensen A-007309
Libër i ri
Libri revolucionar që do të ndryshojë mënyrën se si bëni biznes: Në këtë bestseller revolucionar, eksperti i novacionit, Clayton M. Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht. Ai jo vetëm e vërteton atë çfarë thotë, por udhëzon të tjerët se si ta shmangin një situatë të ngjashme.
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | Minerva | |
| ISBN | 9789928265463 | |
Christensen, duke u përqendruar në “teknologjinë disruptive”, na tregon përse shumica e kompanive nuk i shfrytëzojnë valët e reja të novacionit. Qoftë në elektronikë apo në shitje me pakicë, një kompani e suksesshme me produkte popullore do të shpërfillet, nëse menaxherët nuk dinë se kur t’i braktisin praktikat tradicionale të biznesit. Dilema e novatorit, përmes mësimeve nga suksesi dhe dështimet e kompanive lider, paraqet një set rregullash për të shfrytëzuar fenomenin e novacionit disruptiv.
Zbuloni:
Kur është mirë të mos i dëgjoni klientët.
Kur të investoni në produkte më pak cilësore që garantojnë fitime më të ulëta.
Kur të përfshiheni në tregjet e vogla, duke humbur ato më të mëdha e më fitimprurëse.
I mprehtë, bindës dhe provokues, Dilema e novatorit është një nga librat më të diskutuar të kohës sonë, një libër pa të cilin nuk duhet të rrijë asnjë menaxher apo sipërmarrës i zgjuar.
REVIEWS
“Krejtësisht brilant. Clayton Christensen na paraqet një analizë informuese mbi teknologjinë që ndryshon dhe rëndësinë e saj në suksesin e ardhshëm të një kompanie”.
—Michael R. Bloomberg, themelues, Bloomberg Financial Markets, ish-kryebashkiak i New York City
“Christensen është një nga teoricienët më influencues të biznesit në këto pesëdhjetë vitet e fundit”.
—David Wheelan, Forbes
“Libri që duhet lexuar nga menaxherët e sotëm që përpiqen të zbulojnë një strategji interneti”.
—New York Times
“Një kryevepër. . . libri më i thellë dhe i më i vlefshëm që është shkruar ndonjëherë për novacionin”.
—George Gilder, Gilder Technology Report
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 408 |
| ISBN | 9789928265463 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Kujtim Morina |