Shtëpia Botuese BOTART është themeluar në vitin 2005. Gama e gjerë e botimeve të saj përfshin librat e dobishëm, me karakter formues dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, duke harmonizuar botimin e autorëve të huaj me ata shqiptarë.
BOTART ka në fokus të veçantë letërsinë e zgjedhur për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe botimet historike, psiko-sociale dhe filozofike për të rritur.
BOTART ka sjellë në shqip disa nga autorët më të suksesshëm në botë të letërsisë për fëmijë si: Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr, Elwyn Brooks White, Julia Donaldson, Craig Smith, Andy Griffiths, Rachel Renée Russell, Beverly Cleary, Cressida Cowell, Michael Morpurgo etj.
Për adoleshentë: Angi Thomas, Susan Eloise Hinton, Jacqueline Wilson, Holly Smale, John Boyne; Giovanna dhe Tom Fletcher etj.
Si dhe për të rritur: Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Adam Kay, Matt Haig, Steve Harvey, Michael Lewis, Douglas Murray, Fearne Cotton, Jill Sims, Chloe Benjamim, etj.
Librat e botuar shpërndahen në hapësirën shqiptare në Ballkan, si dhe në vende të ndryshme të botës.
Beni mezi pret të argëtohet e të pushojë. Por, kjo nuk ka si të ndodhë në kampin e spiunazhit në mes të pyllit, në natyrën e egër, gjatë stërvitjes për mbijetesë ku merimanga, - një organizatë spiunazhi armike, ka inflitruar disa spiunë. A do të mudnet Beni tí poshtë përpara se ata të arrijnë ta heqin qafe?
Ky libër është më shumë se një bilanc per nje personalitet politik: Përpiqet t'i japë drejtësi fenomenit Merkel - dhe pikturon tablonë e një gruaje që ndryshoi Gjermaninë. Askush nuk ka hequr dorë vullnetarisht nga zyra më e fuqishme në politikën gjermane – përveç Angela Merkelit. Deri në fund të mandatit të saj, ajo mori vlerësime të larta të pëlqimit...
EDHE NJË DJALË SHQIPTAR MUND TË JETË SI LIRO... Liro Ninkeri ishte një burrë i vogël me një ëndërr të madhe. Por ishte edhe nga ata lloj burrash, që e kuptojnë të vërtetën me ta dëgjuar. Papritmas e kuptoi që nuk mjaftonin vetëm kapela, litari me lak, çizmet dhe urraaa-t.
NJË UDHËTIM FANTASTIK! Bota e quajtur Nova Mundi, ku Astra dhe familja e saj do të jetojnë, ishte shumë më larg nga Toka, saqë do të duheshin plot njëqind e nëntëdhjetë e nëntë vjet për të mbërritur.
Kërcim dhe dëfrim është një libër për fëmijë i vitit 1963 nga Dr. Seuss (Theodor Seuss Geisel). Ai u botua si pjesë e serisë Random House Beginner Books dhe titullohej "Libri më i thjeshtë i Seuss për lexuesit më të rinj. Ai përmban poema të shkurtra për një shumëllojshmëri personazhesh dhe është projektuar për të prezantuar konceptet themelore të të...
Një histori me amerikanë dhe kulisa shqiptarë
Gjithçka tek e cila keni besuar për rënien në peshë është e gabuar. Shtimi në peshë dhe obeziteti tek të gjithë ne kontrollohen nga hormonet dhe vetëm duke kuptuar efektet e insulinës dhe rezistencën ndaj insulinës mund të arrijmë humbjen e qëndrueshme në peshë. Pse insulina është çelësi për të kontrolluar peshën e trupit
Vajzat mund të udhëheqin botën. Gjithçka që u duhet është vetëbesimi. I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndëshme, si dhe me ngjarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim. Libri është për moshat 8-12 vjeç
Në librin Konspiracioni, Tom Phillips dhe Jonn Elledge na marrin me vete në një udhëtim magjepsës, shumë informues dhe shpeshherë argëtues përmes teorive të vjetra dhe të reja të komplotit, duke u përpjekur t’i përgjigjen një pyetjeje të rëndësishme për kohën tonë: Si të mësojmë të shkëputemi nga forumet e mesazheve QAnon, dhe të fillojmë sërish të...
Jetart sjell në shqip librin bestseller “Koordinatat e lumturisë” nga shkrimtari italian Gianluca Gotto. “Libri që ke në duar është një rrëfim absurd, emocionues i një rrugëtimi jetësor absolutisht të mundshëm.
Krisma në Parlament: trazirat e 1924-ës, vrasja e dy amerikanëve dhe Avni Rustemit, roli i Beogradit dhe revolucioni pa krye i Nolit
Autori i këtij libri është vlerësuar nga lexuesit me të njëjtat vlera si edhe Raold Dahl apo David Walliams. Me librin e parë “Kryeministri aksidental” pjesë e një serie me disa botime të cilat kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm. Bota e fëmijët dhe përgjegjësia e tyre para botës është një model krejt ndryshe nga ai i të rriturve....
Një tufë njëbrirëshash janë larguar nga Lugina e Ylberit në kërkim të një aventure kukafshehtas. A mund t’i gjesh të shtatë njëbrirëshat shumëngjyrësh në çdo pamje? Një vend i rrëmujshëm kampingu, një koncert muzikor i hatashëm, një muze madhështor dhe një safari përvëlues... janë 17 vende, nga më argëtueset rretheqark botës, për t’u eksploruar bashkë me...
Është një nga romanet bashkëohorë më të vlerësuar në Greqi për moshat 13 vjeç e më të rritur.
Monografia Kultura ilire e tumave të Shtojit, që përfaqësojnë deri më sot fushën më të madhe tumulare në Shqipëri, është një punim me interes të veçantë shkencor, që i shtohet fondit të botimeve të prehistorisë shqiptare. Mbi bazën e materialit të zbuluar në to, i cili datohet nga Bronzi i Hershëm deri në periudhën qytetare, autori jep një tabllo të...
Përfytyroni sikur vendi në të cilin jetoni nis të ndryshojë. Përfytyroni si pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për disa njerëz, të cilët e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë më në të. Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve. Kështu i ndodhi edhe Anës në Gjermaninë e vitit 1933. Ishte...
Ky set eshte pergatitur per femije te grup-moshes 3-5 vjec, ku ngjyrat flasin ne boten e femijeve dhe permes tyre bota merr ngjyra magjike. Këto libra janë shkruar nga Dreë Dayëalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të...
Autori i librit, Noam Chomsky, një prej mendjeve më brilante të kohës, eksploron në mënyrë thelluese pyetjen se kush e sundon botën; si veprojnë për të arritur këtë qëllim dhe ku të çon kjo; si mund të shpresojë “popullsia poshtë në bazë” që të shmangë pushtetin e biznesit dhe doktrinën nacionaliste e të bëhet “e gjallë dhe e aftë për të jetuar”
Hulumtim mbi gratë në epokën parahistorike. Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit ne jemi. Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave?
Shkrimtarja e shquar për fëmijë Jacqueline Wilson ka një arsyetim dhe këndvështrim të çuditshëm për vajzat adoleshente i cili do tiu vlejë shumë, sidomos prindërve që kanë vajza në këtë moshë
Ne kete set jane mbledhur jo thjeshte dy libra por prurjet me te fundit nga shkenca te cilat na vijne ne ndihme per te pasur jetegjatesi dhe per te luftuar obezitetin, si nje nga semundjet me vrastare te epokes tone. Librat “Jetegjatesia” dhe “Kodi i obezitetit” vijne se bashku per ata qe e duan jeten....
Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.
Ky botim, bashkëudhëtar i "Libri i Trupit të Vajzave", bën radiografinë e ndjenjave tuaja të brendshme, nëse je e lumtur, e trishtuar, e inatosur, e stresuar, e ngacmuar, e frikësuar ose e kënaqur për recetat që ke marrë rreth dilemave si ta bëj këtë ose atë.
Ky Libra t'i tregon të gjitha aftësitë që të duhen për të mbijetuar dhe lulëzuar në çfarëdolloj të papriturash
Kjo guidë "nga koka te këmbët" u përgjigjet të gjitha pyetjeve të vajzave gjatë periudhes së pubertetit.
Ky është libri që ju ndihmon me truke dhe këshilla për të qenë e veçantë. Çdo vajzë e meriton të duket dhe të ndjehet e mahnitshme!
Po ju çorodit rritja juaj? Përgjigjet i gjeni te ne! Ka ardhur koha për të zgjeruar dijet rreth personit më të rëndësishëm në jetën tuaj! Mos u besoni atyre që dëgjoni në kthinën e dollapëve në shkollë apo që shihni online. Mësoni të vërtetën për trupin që po ju ndryshon dhe çdo gjë në lidhje me këtë e gjeni te “Libri për trupin e djemve”, librin nr.1 më...