Shtëpia Botuese BOTART është themeluar në vitin 2005. Gama e gjerë e botimeve të saj përfshin librat e dobishëm, me karakter formues dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, duke harmonizuar botimin e autorëve të huaj me ata shqiptarë.
BOTART ka në fokus të veçantë letërsinë e zgjedhur për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe botimet historike, psiko-sociale dhe filozofike për të rritur.
BOTART ka sjellë në shqip disa nga autorët më të suksesshëm në botë të letërsisë për fëmijë si: Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr, Elwyn Brooks White, Julia Donaldson, Craig Smith, Andy Griffiths, Rachel Renée Russell, Beverly Cleary, Cressida Cowell, Michael Morpurgo etj.
Për adoleshentë: Angi Thomas, Susan Eloise Hinton, Jacqueline Wilson, Holly Smale, John Boyne; Giovanna dhe Tom Fletcher etj.
Si dhe për të rritur: Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Adam Kay, Matt Haig, Steve Harvey, Michael Lewis, Douglas Murray, Fearne Cotton, Jill Sims, Chloe Benjamim, etj.
Librat e botuar shpërndahen në hapësirën shqiptare në Ballkan, si dhe në vende të ndryshme të botës.
Një tjetër libër i dashur për fëmijë nga David Walliams vjen në shqip. Në këtë libër rrëfehet historia e një vajze që kishte gjithcka por që donte edhe më. Edhe një gjër të fundit, pse jo.... Libri shoqërohet me ilustrimet fatnastike të Tony Ross.
"Gjirafat s'vallëzojnë dot" është një nga librat më të shitur në botë, mjaft i pëlqyer dhe i vlerësuar prej prindërve dhe fëmijëve të moshave 5 deri 8 vjeç.
Ju ndihmon të shprehni mendimet dhe ëndrrat. Por edhe të arrini disa përfundime që nuk i kishit parashikuar.
Një tjetër roman bestseller i David Walliams, që të bën për të qeshur. Një histori për të vegjël rreth paragjykimeve dhe pranimit, gjërave qesharake dhe fjalëve të buta që vijnë nga gjyshja që dikur kishte vjedhur gjëra të çmuara dhe sot ka nevojë për ndihmën e nipit të saj, Benit, i cili është tejet i mërzitur se e kanë lënë të qëndrojë në shtëpinë e saj
“Gjyshja Gango godet përsëri!” është pjesa e dytë dhe një shoqëruese jashtëzakonisht brilante e novelës së adhuruar “Gjyshja Gango”, shkruar nga David Walliams-i, autor i MILIONA kopjeve të shitura.
Një spiun në skuadër... Sulmuesi Mishel Ribo pas kthimit ndihet i kërcënuar nga Toni Grizi, i cili i ka marrë famën në gjirin e skuadrës makoneze. Por, ai nuk është i vetmi që nuk e ka qejf Tonin: Lojtarët e skuadrës së Auxerre-s dhe trajneri i tyre Xhin Roi, armik i betuar i trajnerit Pelves,l janë shumë të vendosur për të dëmtuar lojtarin e ri.... A do...
Pa shikoni atë gomarin atje... Ha! Qenka një gomar gërdallë! Një tregim i vlerësuar me çmime, plot me ilustrime zbavitëse që do t’ju bëjnë të qeshni me lot!
Botimi i shumëpritur, në shqip nga Botart rreth Antonio Gramshit, mendimtari me i madh italian i shekullit te XX. Historia prekëse e një personaliteti të trazuar dhe të thellë, të pajisur me një gjenialitet aq depërtues, saqë ishte jashtë kohës së vet, ndoshta edhe jashtë sonës.
Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.
Historia e Arafatit, Kabiles, Lules, Amazonas, dhe luftetareve nga 11 shtete qe u pergatiten politikisht dhe ushtarakisht nga pedagoget shqiptare.
Ky libër është i mbushur me këshilla praktike dhe shërben si një udhërrëfyes elegant për të gjitha vajzat në rritje. Në të jepen 50 mësime mbi ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj
Më besoni kur ju them se historia që do ju tregoj tani është TËRËSISHT E VËRTETË. Duhet ta lexoni dhe ta kuptoni, pasi është një histori e jashtëzakonshme. E çuditshme, por për të qeshur. Në fakt është shumë për të qeshur
Guximtarët - familja e hienave që me sukses paraqiten si njerëz- është shndërruar në një familje legjendare në mbretërinë e kafshëve. Tashmë, shtëpia e tyre është plot me vizitorë që shpresojnë që të mësojnë si të shfaqen dhe ata si njerëz. Vazhdojnë në këtë libër aventurat e familjes së Guximtarëve.
Raina Telgemeler na sjell përsëri një histori motivuese, mbresëlënëse, argëtuese dhe të vërtetë që ka të bëjë me rritjen dhe me guximin për t'u përballur dhe për t'i mposhtur frikërat.
A më gjeni dot një vogëlush që nuk e njeh David Walliams!? Ai kësaj radhe është marrë me hallat. Nëse keni pasur ndonjë hallë ju, me siguri që ajo nuk ka qenë kaq e tmerrshme sa kjo halla që do të gjeni në faqet e këtij libri? Halla jonë nuk do t’iu lëjë të rrini rehat deri në orët e vona të natës
Një libër aktivitetesh për të rinjtë që ndonjëherë ndihen në ankth apo të stresuar.
Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.
Tamam një libër me xhepa që presin të hapen nga ana juaj: Një shëtitje në kopshtin zoologjik për të vegjlit. I dashur Zoo ka mbushur më shumë se 25 vjet në komunikim me lexuesit dhe ai mbetet më shumë se asnjëherë tjetër i dashur për lexuesit e vegjël
Ky libër na ofron rrugën tërheqëse drejt pasurisë: Paranë e përdor mirë vetëm ai që ka mësuar që herët. Nëse doni të pasuroni edukimin tuaj financiar, ky libër është bazë e shëndetshme dhe profesionale. Madje, është i rekomandueshëm edhe për shkollat
Ne kete liber do te gjeni 3250 idioma, shprehje frazeologjike dhe akronime të gjuhës angleze. Ky botim u vjen ne ndihme te gjithe studenteve, pedagogeve, perkthyesve dhe atyre qe duan te njohin me mire gjuhen angleze ne nje nivel te ri.
Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.
Ironia e Sokratit është vështrim psiko-sociale dhe kriminogjene, një evolucion mbi të drejtën penale, mbi një trend sokratik.
“Si munde të ndash shtratin me atë përbindësh?”, më pyeti një nga viktimat e tim shoqi, Pablo Eskobarit. “Ishe bashkëfajtore apo viktimë? Pse s’bëre asgjë? Pse s’e le? Pse s’e denoncove?”
Nga autorja e romaneve bestseller KATIE KIRBY vjen me nje liber te ri per lexuesit e vegjel, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Botart”
Ç’bëjnë mësuesit kur dalin nga klasa, nëse dalin ndonjëherë?Flenë nëpër tavanet e varur si lakuriqët e natës, apo të zhytur nëndonjë pirg këpucësh demode?Që nga mësuesit pleq që humbasin nëpër korridore deri te mësuesit qëkundërmojnë era qen të kromosur, përgatituni të mbani barkun me dorë ngatë qeshurat me këtë libër të shkëlqyer që shkakton lot...
Libri “Jetëgjatësia”, i shkuar nga profesori i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë. Njëkohësisht, ky botim është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të...
“Ju lutem, mos e hapni”, shkruhej në pakon misterioze që mori Nemo. Atëherë Nemo e hapi...
Nuk do shkoj në shkollë për dy javë të tëra - YEAH! Unë mund të harroj gjithcka për mësimet (dhe gjërat irrituese si Marcus Meldrew) dhe të përqëndrohem në gjëra të mira si për shembull: Shpikja e mënyrave të reja për të mërzitur motrën time Delia
Nga ish-Laureati i Letërsisë për Fëmijë, Michael Morpurgo, vjen kjo histori legjendare e luftës, miqësisë dhe besnikërisë.
Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?