Shtëpia Botuese BOTART është themeluar në vitin 2005. Gama e gjerë e botimeve të saj përfshin librat e dobishëm, me karakter formues dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, duke harmonizuar botimin e autorëve të huaj me ata shqiptarë.
BOTART ka në fokus të veçantë letërsinë e zgjedhur për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe botimet historike, psiko-sociale dhe filozofike për të rritur.
BOTART ka sjellë në shqip disa nga autorët më të suksesshëm në botë të letërsisë për fëmijë si: Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr, Elwyn Brooks White, Julia Donaldson, Craig Smith, Andy Griffiths, Rachel Renée Russell, Beverly Cleary, Cressida Cowell, Michael Morpurgo etj.
Për adoleshentë: Angi Thomas, Susan Eloise Hinton, Jacqueline Wilson, Holly Smale, John Boyne; Giovanna dhe Tom Fletcher etj.
Si dhe për të rritur: Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Adam Kay, Matt Haig, Steve Harvey, Michael Lewis, Douglas Murray, Fearne Cotton, Jill Sims, Chloe Benjamim, etj.
Librat e botuar shpërndahen në hapësirën shqiptare në Ballkan, si dhe në vende të ndryshme të botës.
Të dashura Iexuese, ky Iibër do t'ju ndihmojë të zbuloni pasionin tuaj të fshehtë, vajzën kërcimtare që ndodhet brenda jush - nëse vërtet doni ta shihni veten si kërcimtare në skenë, apo edhe sikur vetëm të keni dëshirë për t'u kënaqur e argëtuar në dhomëri tuaj...
Erdhi libri që u mungonte mësuesve dhe prindërve! Një libër emocionues dhe plot humor, i cili hedh dritë mbi jetën në klasë: çfarë ndodh në të vërtetë kur engjëjt tuaj të vegjël e të çmuar shkojnë në shkollë?!
"Vepro si grua, Mendo si burrë" botimi i Stiv Harvei korri sukese në shumë vende të botës, aq sa regjizorët nuk hezituan për ta bërë pjesë të kinomatografisë. Botimi tashmë vjen në shqip ku burrat flasin dhe të drejtojnë për të dashurat, përshkruajnë intimitetin me to dhe premtimet.
Ky libër është një guidë e shkëlqyer prindërimi për marrëdhëniet mes mamit dhe vajzës, i përgatitur nga nënë e bijë, Meredith dhe Sofie Jacobs. Prandaj shërben edhe si një ditar pa stres, pa rregulla për vajzat dhe nënat e tyre.
Ky liber analizon vetevleresimin e femijeve te kesaj moshe dhe i sugjeron prinderve sjellje pedagogjike per ta ndihmuar kete zhvillim.
Vdekja e çuditshme e Europës është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë. Këto përfshijnë ndryshime të shpejta në dinamikën e politikës globale, të udhëheqjes globale dhe të qëndrimeve terroriste në të...
Një personazh i quajtur "Une-jam-Sem" kërkon të detyrojë një personazh tjetër pa emër që të provojë një pjatë me vezë jeshile dhe sallam. Personazhi pa emër refuzon, duke u përgjigjur, "Nuk më pëlqejnë vezët jeshile dhe sallami. Nuk më pëlqen, Une-jam-Sem." Ai vazhdon ta përsërisë këtë gjë, ndërsa Sem vazhdimisht e ndjek, duke i kërkuar që t'i provojë ato...
Përmbledhja studimore për personalitetet e shquara të kombit shqiptar në fushën e historisë ushtarake vjen si një domosdoshmëri për të ndihmuar brezat në edukimin atdhetar dhe ushtarak. Figurat e përzgjedhura në këtë botim vijnë me historitë e tyre të spikatura që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë dhe krijimi i Shtetit Shqiptar e deri te luftërat e...
Nuk zgjidhni ju te hyni ne KGB. Eshte KGB qe ju zgjedh ju. Kjo eshte historia e rralle e librit Zbuluesi, i cili hidhet ne qarkullim nga Botart qe nga data 4 nentor 2023: Nga rekrutimi te trajnimi, historia e vërtetë dhe e jashtëzakonshme e spiunit të vetëm të KBG-së që hyri në ENA për të depërtuar në administratën franceze. Nëse duam vërtet të kuptojmë...
Nje tjeter liber fantastik i David Walliams vjen per lexuesit e vegjel. TANI ËSHTË RADHA E ZHULIT! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
Po kësaj radhe, çfarë ka shpikur në mendjen e tij xhaxhi Davidi? Ai na ka sjellë historinë e vajzës së vetmuar Kloeja që një ditë takohet me një endacak rrugësh, të cilit i vjen era një kilometër larg. Por edhe Qelbashi ka shumë sekrete për të cilat Kloeja do që të mësojë më tepër...